Ku janë SHBA dhe Anglia pas 140 vjetësh në raport me shqiptarët

Opinion
13
0
sample-ad

Përparim Kabo

 

 

 

Si sot 140 vite të shkuara u mbyll Kongresi Berlinit. 13 korrik 1878..Ishte një tubim i fuqive të kohes pas luftës Ruso-Turke dhe paqes së Shën Stefanit që ndërtonte një Bullgari të Madhe dhe e shqyente territorin e Ish Perandorisë Osmane në kuriz të tokave shqiptare…Bismarku kërkonte ekuilibër…mbajtjen e Perandorisë Osmane në këmbë vetem e vetem se shthurja e saj do linte një pasiguri në një territor shume te gjere…Gjermania aso kohe kishte hallin e nje projekti hekurudhor që niste nga Gjermania dhe perfundonte në Teheran…Austro-Hungaria donte vetem e vetem mos kishte dalje Rusia në Adriatik…Per të gjitha vendet e Ballkanit u fol…per Shqiperine jo…Diku nga dita e 6 e Kongresit qe zgjati nje muaj 13 qershor 13 korrik, u fol per disa te drejta te Mirdites…Vetem Anglia nuk e donte më Turiqne sepse e konsideronte si një shtet i kalbur që po rrëzohej…Pikerisht në kete kohe me anën e një të dërguari të saj në nivel Lordi Anglia kërkoi në Stamboll zyrtarisht krijimin e një shteti shqiptar të pavarur me të katra vilajetet…Shkodra-Kosova-Manastiri-Janina…Nuk është pra e rastit që atje lartoheshin vlerat e Shqiptarëve dhe shkruhej libri “Naltimi i Skanderbeut”…atje flitej per Pellazgët-Shqiptar..si edhe ndodhi .në Kongresin Botëror të Orientalistikës…nga autorë britanikë në shator 1891…Nuk është e rastit që Tony Blair e bindi Bill Clintonin për mëvetësinë e Kosovës..fal ndërhyrjes së NATO-s pa lejen e Këshillit të Sigurimit të OKB-s….dhe tani flitet për Thesprotinë e vjetër..Çamëria…

Pikërisht në ditët e 140 vjetorit të atij kongresi…u mblodh NATO.në një mbledhje në nivel drejtues shtetesh anëtare..NATO është organizata më e rëndësishme e kohërave ku ne jemi antarë…Ky realitet as edhe mund të imagjinohej 140 vite më parë…Të kapësh kohën e humbur do të thotë të zgjidhësh çështjet që ka lënë peng historia…të korrigjosh gabimet e kryera…të verifikosh zgjidhjet dhe miqt, ata të remët ti shikosh me kujdes…Tek e pasmja mos jesh më amator me fatet historike të atdheut..Çdo vendimmarrje duhet gjykuar së paku për 100 vitet e ardhshme…Amatorizmi në histori eshte dështim dhe dështimet në histori janë fatalitet për brezat që vijnë…Historia politike dhe gjeostradegjia e saj, nuk janë as batuta shakaxhinjsh me kollare dhe as profani të paditurish…Nga Kongresi Berlinit te Procesi Berlinit .çfarë ka ndodhur Ju lutem..mos u dhjasni..por tregoni se.ku është pozicioni Amglisë dhe SHBA-s në këtë hark kohor pothuaj një shekull e gjysme ndaj shqiptarëve…Atje te ai raport dhe marrëdhëne i ka rrënjët fati dhe ekzistenca jonë…Pa keta dy shtete as do kishte Shqipëri…Të kuptosh dhe të drejtosh vlagën historike nuk do të thotë të bësh foto për ti hedhur në rrjetet sociale on line…Një shembull ..Ai që bëri histori Çurçilli zotronte dhe përdorte 90 mijë fjalë dhe lexonte deri në agim…Thjesht për ta ditur madje edhe pikturonte…Historia vazhdon…Ne duhet të dimë ku dhe si jemi…dhe me kë duhet të jemi! Dashuritë stinore që dalin jashtë binarëve dhe konstatenve historike proshqiptare janë aventura që rrezikojnë vetëm aventurierët si përgjegjëst e tyre…Shqiptarët janë popull durimi, heroizmash dhe sakrificash por edhe popull që nuk fal aventurën në kuriz të fatit të vet…! Ata që qysh në kohën e mugëtirave betoheshin për atë gur dhe për atë diell… janë prova e gjallë e mosasgjësimit…Mos harrojmë si edhe thoshte një studjues britanik në një punim shkencor në bashkëautorsi me Vaso Pash Shkodranin…”Shqiptarët e kanë zakonin dhe sjellje dhe opinion publik…”  E pra në zakonin e tyre miku mbrohet në gjak me 40 gjaqe. shpagim…. ndërsa i pabesi është vetë djalli…! Në histori vetëm harresa nuk ka shtëpi apo më tej akoma nuk ka kështjellë..

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + ten =