Ekspertët amerikanë: Përse Trump iu kthye sanksioneve ndaj Iranit

AktualitetAnalize
58
0
sample-ad

Nga Erion Kaçorri

 

 

Megjithë kundërshtimet e Bashkimit Europian, presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vendosi të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin. “Është e qartë për mua se nuk mund ta parandalojmë një bombë bërthamore iraniane nën strukturën e kalbëzuar të marrëveshjes së tanishme” deklaroi presidenti amerikan nga shtëpia e bardhë. Sipas presidentit amerikan marrëveshja bërthamore me Iranin është e dëmtuar në thelbin e saj. Shefi aktual i shtëpisë së bardhë është shumë më i ashpër ndaj Teheranit sesa paraardhësi i tij Barak Obama, i cili, sipas tij nënshkroi një nga marrëveshjet më të këqija në histori në arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Në të njëjtën ditë që Trump u tërhoq nga pakti nuklear, ai njoftoi edhe vendosjen e sanksioneve ekonomike. “Cdo komb që ndihmon Iranin në tentativën e saj për armët bërthamore do të përballet me sanksionet e forta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi shefi i shtëpisë së bardhë. Ambasadori Robert Joseph, ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Mospërhapjen e armëve bërthamore duke folur për për News 24 thekson rëndësinë që kanë sanksionet ndërkombëtare kundër qeverisë iraniane. por ato nuk janë të drejtuara ndaj popullit të thjeshtë.

“Mendoj se sanksionet mund të jenë një pjesë shumë e rëndësishme e një strategjie më të gjerë. Vetëm sanksionet mund të sjellin çrregullime ekonomike. Sanksionet mund ta vendosin një regjim nën presion. por problemet ekonomike të Iranit janë pasojë e mungesës së menaxhimit të burimeve natyrore, janë pasojë e ndërhyrjeve në Siri, në Jemen, në Liban, janë pasojë e mbështetjes per grupet terroriste dhe janë pasojë e korrupsionit të regjimit. Dhe mendoj se njerëzit në Iran e kuptojnë se sanksionet nuk u drejtohen atyre por regjimit dhe ata fajësojnë regjimin për ekonominë e dështuar, për pamundësinë e tyre për të jetuar, kur regjimi punon për vete dhe jo për popullin” deklaron ambasadori Robert Joseph.
Edhe sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e ka bërë shumë të qartë se sanksionet dhe veprimtaria e SHBA-se i drejtohen udhëheqjes dhe jo njerëzve të Iranit.

Duke folur per ‘News 24’, Lincoln Bloomfield JR, ish zyrtar i Departamentit te Shtetit dhe departamentit te mbrojtjes dhe ish i dërguar special i presidentit Xhorxh W. Bush per reduktimin e kërcënimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore deklaron se tashme populli iranian nuk i beson me qeverisë dhe se ata po vuajnë pasojat e keqpërdorimit të burimeve vendase. “Iranianët po vuajnë kaq shumë dhe nuk i besojnë më regjimit. Ata nuk besojnë se diktatura klerike vepron në interes të tyre. Ata besojnë se kanë axhendën e tyre duke përdorur burimet e vendit për qëllime që nuk i shërbejnë vendit ose popullit të Iranit” shprehet Bloomfield i cili gjithashtu shprehet se Shqipëria arriti të zgjidhë një problem të madh për Shtetet e Bashkuara dhe për Kombet e Bashkuara duke pranuar nje numer te madh iranianesh qe u rrezikohej jeta ne vendin e tyre.
12-07-18 DIPLOMATICUS 01

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve − 1 =