Shuhet komandanti i parë i nëndetëses 105

AktualitetDossier
11
0
sample-ad

Çlirim Hoxha

 U nda sot nga jeta njëri nga komandantët e parë të nënëdetëseve shqiptare Dr. Aleko Pojani.

Aleko Pojani kreu shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe më pas Akademinë e Marinës në Baku të ish Bashkimit Sovjetik në vitet 50.

Aleko Pojani ishte njëri nga komandant e parë të nënëdetëseve shqiptare, i cili me nënëdetësen e tij 105 kreu misione shëmbullore dhe misterioze në detin Mesdhe.

Aleko Pojani ka qenë edhe komandant i Brigadës së Nëndetëseve në Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit dhe pedagog në Akademinë e Marinës në Vlorë.

Aleko Pojani është autor i librit historik “Nëndetësja 105, kujtimet e një komandanti” botuar në vitin 2013 dhe mbante gradën Doktor i Shkencave.

Me vdekjen e Aleko Pojanit Flota  Ushtarako-Detare shqiptare humbi një nga komandantët më të zot, Pashalimani njërin nga nënujësit më brilant dhe marina shqiptare Delfinin syshqiponjë.

Të qoftë dheu i lehtë komandant Aleko Pojani!

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 5 =