Qeveria merr vendimin, aeroporti i Kukësit jepet me koncesion, drejt vënies në funksion

Ekonomi
11
0
sample-ad

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për dhënien me koncesion të rehabilitimit dhe operimit të aeroportit të Kukësit. Qeveria ka miratuar edhe bonusin 8% në procedurën e përzgjedhjes për konsorciumin e krijuar nga shoqëritë “Kastrati sh.a” dhe “T.M.D Systems LTD” për dhënien me koncesion/PPP të aeroportit të Kukësit.

Referuar vendimit, në këtë rast kemi të bëjmë me një propozim të pakërkuar. Aeroporti i Kukësit nuk shfrytëzohet që prej ndërtimit të tij me financim arab vite më parë. Bonusi prej 8% krijon mundësinë që konsorciumi të fitojë garën për shfrytëzimin e aeroportit, ndërsa pritet të vihet në dispozicion të fluturimeve, aq më tepër kur koncesionari i aeroportit të Rinasit ka hequr dorë nga ekskluziviteti.

Ministria e Infrastrukturës: Koncesionari i Rinasit, ‘Ok’ vënies në punë të aeroportit të Kukësit
Ministria e Infrastrukturës sqaron se për shfrytëzimin e aeroportit të Kukësit, është hapur rruga pas marrëveshjes së qeverisë me koncesionarin e aeroportit të Rinasit, i cili pranoi të hiqte dorë gradualisht nga ekskluziviteti, që kishte fituar me kontratën e vitit 2005.

Pas kësaj, u njoftua edhe projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, si dhe vënia në shfrytëzim e aeroportit të Kukësit. Kushti i vetëm që kërkuan koncesionarët e Rinasit ishte që aeroportet duhej të ishin më larg se 100 km në vijë ajrore nga Rinasi, çka Vlora dhe Kukësi e plotësojnë.

VKM

PËR

MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET BASHKIMIT TË SHOQËRIVE, PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT PËR REHABILITIMIN, OPERIMIN, TRANSFERIMIN E AEROPORTIT TË KUKËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe në vijim të nenit 15 të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat, miratuar me vendimin nr.575, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, e të vendimit nr.504, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e bonusit prej 8% (tetë për qind) të pikëve, që i jepet bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rehabilitimit, të operimit, transferimit të Aeroportit të Kukësit.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − thirteen =