Gjykata e Larte Amerikane dhe vettingu

Editorial
11
0
sample-ad

Fabian Zhilla

Vite me pare ne nje studio televizive debatonim mbi marrdhenien midis gjyqesorit dhe politikes. E filloj diskutimin duke cilesuar se nuk duhet ngaterruar ndikimi qe ka gjyqesori ne politik-berje me ndikimin politik ne sistemin gjyqesor. Me kercen ne studio oponenti dhe me thote ore ku ke studiuar ti se politika nuk duhet te kete te beje fare me gjyqesorin. Ky qe mu hodh ne fytyre ne studio me pas u be minister me nje histori administrimi qe do te ngelet gjate ne memuaret e korrupsionit shqiptar. Brett Kvanaugh eshte gjyqtari i sapo zgjedhur ne Gjykaten e Larte ne ShBA. Nje konservator rrace me mbi 300 vendime te dhena. Kjo prurje do te sjell permbysjen e dominimit te Harvard nga Jale por kapiteni i kesaj gjykate mbetet Harvardisti John Roberts:) Pertej humorit, i gjithe diskutimi sot ne SHBA mbi zgjedhjen e gjyqtareve ne Gjykaten e Larte, eshte thelbesisht politik dhe lidhet me ingridientet e rebusit ideologjik te shoqerise amerikane ne vitet qe vijne. Ky lloj “vettingu” ideologjik qe kalojne gjyqtaret amerikane nga institucioni i presidentit shpjegon dhe diferencen e te kuptuarit te drejtesise dhe rolit te saj te jashtezakonshem ne shoqerine amerikane. Kjo lloj qasje i bene gjyqesorin dhe gjyqtaret individe mjaft te rendesishem te asaj shoqerie.

A do te guxonim ne si shoqeri te diskutonim pikpamjet ideologjike te gjyqtareve rreth temave te nxehta perpara se ata te zgjidheshin anetare ne Gjykaten Kushtetuese apo ne Gjykaten e Larte? Sigurisht qe ky do te ishte luks per demokracine tone e cila ka ngelur ende ne province dhe diskuton akoma mbi kryetarin e kooperatives se rradhes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × three =