Serbët sulmojnë pushuesit shqiptarë në Hakidiki

AktualitetKryesore
69
0
sample-ad

Pushuesit shqiptarë që kanë zgjedhur gadishujt e Halkidiki-së në Selanik janë përballur këto ditë me një valë veprimesh të rënda antishqiptare.

Mjaft makina të shqiptarëve janë gërvishur apo llyer me spry-bojë ku janë shkruar parulla të ndryshme antishqiptare si Kosovo je Serbije por edhe më të rënda, të cilat sipas autoriteteve policore kanë për autorë disa shtetas serbë dhe rusë, që punojnë e mblidhen pranë disa pronave që janë mblerë prej vitesh nga disa kompani nga Beogradi apo edhe Rusia.

Prej dy vjetësh tashmë në Halkidiki ka pasur vjedhje por edhe sherre në lokale nga disa persona me precedent penalë nga Serbia, të cilët kanë qenë dikur pjesëtarë të formacioneve paramilitare, por që aktivitetin e kanë përqëndruar në trafiqet në zonën mjaft të vizituar të bregdetit të Selanikut.

Prej 10 vjetësh mjaft resporte, hotele, bare e restorante janë blerë nga rusë e serbë, të cilët janë të lidhur me agjencitë për të thitur turistë nga vendet e tyre.

Por këto biznese kanë thithur edhe pjesë të kontigjentit kriminal, të cilët kanë përfituar për të ushtruar atë pjesë që e dijnë mirë.

Ky kontigjent, është problem për policinë greke për shkak se nga konsumimi i tepërt të alkoolit kalojnë në vepra të dhunshme siç janë sherret apo edhe shkatërrimet e pronës së turistëve.

Në këtë atmosferë, kanë qenë viktimë edhe pushuesit shqiptarë që kanë zgjehdur Halkidiki-në si vend pushimi.

Ata janë përballur me mbi dhjetëra raste të shkatrërrimit të makinave të tyre.

Policia e Selanikut ka nisur hetimet dhe mësohet se janë arrestuar disa shtetas serbë.

Sipas policisë së Selanikut, një grup i njohur serb është problem prej dy vjetësh që merret me grabitjen e makinave luksoze të pushuesve.

/Shtypi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × one =