PRAPASKENAT/ Arsyet e daljes publike Rama-Medvedev në Ankara

KryesorePolitike
22
0
sample-ad

Ka rënë në sy dje në ceremoninë e betimit të presidentit të Turqisë, Rexhep Tajiip Erdogan, protokolli mjaft “intim” ndërmjet Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe homologut të tij rus Dimitri Medvedev.

Të dy kryeministrat ishin ngjitur me njëri-tjetrin, fakt që nuk i ka shpëtuar qarqeve opozitare shqiptare, të cilët e kanë konsideruar si një kasrshillëk që Rama po i bën aleatit të ngushtë SHBA-së.

Dhe madje në një koment të botuar në mediat opozitare i bëhej thirrje ambasadores së re të SHBA-së, Cathleen An Kavalec që ta shqyrtonte këtë fakt si një devijim të Tiranës zyrtare.

Por si duhet të jetë e vërteta e kësaj lëvizje. Që të jetë një rastësi, edhe mund të jetë, por që në këto raste të dy palët informohen nga protokolli se kë do të kenë pranë: pra edhe Rama e ka ditur se përbri do të ketë krahun e djathtë të Vladimir Putinit, edhe Medvedev ka qenë i informuar se kryeministri i vendit më “anti-rus” në Ballkan do të ishte në krah të djathtë të tij në ceremoni.

Që do të thotë, edhe mund ta kishin shmangur këtë “rastësi”, por nuk e bënë.

Pra që do të thotë se ka një mesazh, një sinjal në këtë “koençidencë” protokollare.

Sinjal që Edi Ramës ja kanë përmendur që sot në Londër kur krerët e Ballkanit kanë ritakuar si çdo vit Merkelin dhe kolegët e saj të BE-së, por me një venitje të dukshme në imazh pas shtyrjes së negociatave, por që më fort pritet t’ja thonë nesër e pasnesër në Bruksel ku takohen krerët e shteteve dhe të qeverive të NATO-s.

Donald Trump do të jetë padyshim njeriu më i rëndësishëm i tryezës, por Erdogan, me fuqi të reja dhe me zgjedhje të fituara ka gjasa që të jetë protagonist “lajm” i samitit.

Presidenti turk ka prenotuar takime përveçse me Trump, me Macron, merkel, por edhe me Theresa May.

Ç’po ndodh realisht në Ballkan, në një kohë kur Trump ka emëruar një eksperte të Rusisë si ambasadore?

Altin Goxhaj, një zë public i hershëm kritik ndaj Sorosit, por edhe i afërt me ambjente pranë ish-kryeministrit Berisha, publikoi një informacion, sipas të cilit, Fatmir Xhafaj ka lejuar ardhjen në Shqipëri të një zyrtari shumë të rëndësishëm rus.

Sipas Goxhajt: “Jury Fedotov, ish-ambasador i Rusisë në Londër, që është kreu i OKB-së për luftë ndaj drogës ka dërguar në Shqipëri me një mision special një këshilltar të tij”.

Ndoshta ajo që përfaqësuesi i opozitës thotë, mund të jetë teori konspiracioni, por fakt është se “pozimi” i përbashkët i Ramës me Medvedevit në Ankara ishte në një farë mënyre akti i fundit i një manovre që sipas gjasave ka nisur prej kohësh.

Por a është bërë e gjithë kjo lëvizje me dijeninë e SHBA-së? Gjasa ka që edhe jo, por kryeministri shqiptar e ka deklaruar mëse njëherë që nëse BE nuk do të hapë negociatat me Shqipërinë, Tirana do të mendonte për lëvizje alternative…

/Shtypi.net/

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 2 =