FOTO/ Kisha që trazoi Athinën ribëhet si 4 shekuj më parë: hesht Janullatosi

AktualitetKryesore
39
0
sample-ad

E mbani mend verën e vitit 2015 kur Athina bëri namin për një ndërtesë në Dhërmi që u prish nga IKMT-ja.

Një ndërtesë e degraduar nga ana arkitektonike, por që sipas Athinës, por edhe kryesisë së Kishës Ortodokse ishte një trashëgimi e rëndësishme e kultit dhe nuk duhej të prishej.

Ministria e Jashtme greke e cilësoi si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe lirisë së ndërgjegjes.

Por sot pas 3 vjetësh Kisha e Shën Thanasit ka marrë formë dhe është kthyer siç ka qenë para se të prishej nga komunizmi.

Në atë kohë në opinionin publik u bë edhe një debat mbi arkitekturën e ndërtimit të Kishës, ku KOSH nuk mbronte variantin që sot është ndërtuar.

Ndërkaq, aktualisht bie në sy mos prononcimi i krerëve të Kishës Ortodokse dhe vetë enturazhit të Janullatosit për këtë çështje.

/shtypi.net/

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen + seven =