Magjistratura/ Opozita bojkoton Kuvendin nga frika e rrjedhjes së deputetëve, PS: Votoni ligjin

Politike
72
0
sample-ad

Në seancën e sotme plenare po diskutohet një projektligj mjaft i rëndësishëm. Bëhet fjalë për projektligjin për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjore për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e ‘djegur’ nga Vetingu. Projektligji kërkon 84 vota, ndërsa do të mundësojë zëvendësimin në një kohë të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, me qëllim për të evituar rrëshqitjen e drejtësisë drejt kolapsit të plotë.  Por duket se frika nga rrjedhja e votave ka bërë që opozita të vendosë që të bojkotojë seancën e sotme plenare në Kuvend. Në fillim të seancës ishin të pranishëm nga opozita vetëm dy kryetarët e grupeve, Spaho dhe Vasili.


Kreu i grupit parlamentar të LSI Vasili sot në Kuvend

Ata u shprehën se opozita do të bojkotojë seancën, pasi ditën e enjte në Kuvend u miratua ligji për Teatrin Kombëtar me shkelje, pasi deputeti i LSI, Tavo nuk ishte i pranishëm, por rezultoi se kishte votuar. Ruçi u shpreh se sot ishte njohur me kërkesën e opozitës që dërgoi të premten, pasi të shtunë dhe të diel administrata është pushim. Kryetari i Kuvendit deklaroi se do të ketë një investigim për rastin dhe më pas do të dilet me një qëndrim. Por kryetari i grupit të PS, Balla u shpreh se arsyeja e vërtetë e bojkotit të opozitës është projektligji për gjyqtarët dhe prokurorët. Përsa i përket votimit për ligjin e teatrit, Balla tha se deputetit Bitri në vendin që voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër. Shumica ka 79 vota, pra i duhen edhe 5 për të kaluar ligjin për prokurorët dhe gjyqtarët. Me shumë mundësi ligji do të dështojë, gjithmonë nëse nuk do të ketë deputetë që do të thyejnë urdhrin e grupeve parlamentare për të marrë pjesë në seancë dhe votuar ligjin.

Diskutimi në Kuvend për votimin e ligjit të Teatrit Kombëtar
Gramoz Ruçi:
 Sot jam njohur me kërkesë, kam autorizuar që të mblidhet sekretariati për procedurat e votimit dhe të investigojë dhe mbi bazën e mendimit të tyre do të kem një qëndrim.

Petrit Vasili: Në përputhje me rregulloren kërkesa jonë për shkak të kësaj seance, është depozituar dy ditë përpara. Ka qenë koha e nevojshme për të bërë investigimin e duhur. Është standard shumë i ulët, që vota u tjetërsua në Kuvend. Është e papranueshme që në këtë situatë ne të vijojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Për këto arsye ne nuk vazhdojmë dot së bashku deri kur të sqarohet situata dhe votimi të ribëhet.

Edmond Spaho: Edhe unë mbështes qëndrimin e kolegut Vasili. Votimi i së enjtes me një akt të paprecedent, procesi i votimit kishte defekte, rezultati i votimit u manipulua. Kuvendi duhet të kishte verifikuar pretendimet e opozitës. Në këto kushte nuk do të marrim pjesë në seancë, pasi gjendje të tilla po bëhen të zakonshme.

Gramoz Ruçi: Unë kërkesën sot e kam marrë, të shtunë dhe të diel nuk ka funksionuar administrata. I kam dhënë porosi administratës të shqyrtojë cështjen dhe të pastaj do të marr vendimin.

Taulant Balla: Dua të sqaroj opinionin se nga ana e grupit të PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër. Deputetit Bitri në vendin që voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër. Le ta hetojë dhe ti shkojnë deri në fund. Por LSI dhe PD të thonë arsyen e vërtetë të bojkotit, pasi në mos 75, 74 vota, nëse e drejta Bitrit do i hiqet. I bëj thirrje LSI, pasi PD është kundra, pasi sot duhet të votojmë ligjin për shkollën e magjistraturës. Kjo është arsyeja e bojkotit.
Rendi i ditës për seancën e sotme
Raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2017
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”
Projektligji “Për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”
Projektligji “Për një shtesë në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”
Projektligji me SHBA për instalimin dhe përdorimin e Sistemit për (PISCES)
Projektligji me Spanjën për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar
Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”

Ora 10:44
Kërkesa e PD-LSI për anulimin e votës për teatrin, mblidhet Sekretariati për Procedurat dhe Votimin

Teksa në sallën e Kuvendit po zhvillohet seanca plenare vetëm me mazhorancën, e cila sot do të matë forcat për 84 vota, është mbledhur Sekretariati për Procedurat dhe Votimin.

Ky sekretariat përbëhet nga anëtarët Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Enkelejd Alibeaj nga radhët e PD. Ky i fundit ka shkuar në mbledhje me vonesë, ndërsa opozita ka vendosur të bojkotojë sot Parlamentin, me frikën e rrjedhjes së votave te PS.

Sekretariati për Procedurat dhe Votimin është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e PD dhe LSI për anulimin e votimit për projektligjin e Teatrit Kombëtar.

Ora 11:07
Ahmetaj: Shpëtuam Shqipërinë nga humnera, punësuam 240 mijë njerëz

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se do të ulet tatim fitimi për fermerët, në mënyrë që të zbatohen politikat e bujqësisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj theksoi se qeveria po ofron mbështetje për bujqësinë, që ky sektor të mos jetë i copëtuar dhe fermerët të bashkohen.

Ata e rritën borxhin, ne jo vetëm kemi ulur taksat, por po ulim dhe borxhin prej tre vitesh. Qeveria nuk krijon borxh të ri, por trajton borxhin e trashëguar. Qeveria ka sjellë uljen e normës së tatim fitimit për fermerët e inkorporuar në shoqatat e bashkëpunimit bujqësor. Ne jemi duke kuruar problemin që ka bujqësia, që gjithë prodhimi është bazuar në ngastra të vogla toke, të copëtuara, ku teknologjia-puna-kapitali nuk bëhen dot bashkë për shkak të këtij copëtimi.

Ne po ulim tatim fitimin, për të promovuar bashkimin e fermerëve, në mënyrë që të ketë mundësi që politika bujqësore të zbatohet. Lehtësira për agroturizmin, edhe këtu jemi një hap pas. Rama ka thënë se shumë shpejt do të avancohet një mbështetje financiare për agroturizmin. Kemi punësuar 240 mijë njerëz më shumë se në vitin 2013. Nuk kemi arritur Gjermaninë, por shpëtuam Shqipërinë nga humnera dhe e kemi futur në rritje ekonomike. Paketa fiskale është paketë solidariteti, pasi kemi shkuar te qeliza e gjësë.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

Ora 11:48
Klosi: Jemi kokëulur për jetët e humbura në plazhe, por s’mund të vëmë njerëz të shtetit për t’i ruajtur

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka folur për mbytjet e disa pushuesve në bregdetin shqiptar.

Klosi tha në Kuvend se janë kokulur për humbjet e të gjitha jetëve në plazhet tona, duke shtuar se gjithashtu janë shpëtuar edhe shumë jetë falë punës dhe sistemeve të vendosura.

Jemi kokulur për humbjen e jetëve në plazhet tona, por ama kemi disa jetë të shpëtuara falë sistemeve tona. Nuk mund të vëmë njerëz të shtetit për të ruajtur plazhet, përpjekja duhet të nisë nga poshtë-lart.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven − 1 =