Jorida Tabaku sjell një shembull Italian për Teatrin por ngatërron Tornatoren me Bertoluçin

Politike
69
0
sample-ad

Jorida Tabaku, deputetja e PD-së është një nga më aktivet e opozitës për çështjen e Teatrit.

Zonja Tabaku në rrjetin social ka furnizuar shpesh me dokumente të vjetra pronësie por edhe me shembuj analogjik nga bota për të mbrojtur argumentin që mbron për mos prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një nga postimet megjithatë, Tabaku ka shkaktuar një lapsus enciklopedik, kryesisht me njohuritë e saj për kinemanë italiane.

Duke publikuar fotot e një kinemaje në qytetin më të madh të veriut të Italisë, Tabaku shkruan:

“Kjo ndërtesë është kinemaja e parë në Milano. Një godine 101 vjeçare që të kujton “Cinema Paradison” e Bertoluçit. Ajo vazhdon të ruhet dhe është pjesë e pandarë e një qyteti që është kthyer në metropol dhe që është pasuruar me kinema të tjera pa u prekur historia dhe tradita.

Fatkeqësisht Shqipëria dhe Tirana nuk e kanë këtë fat. Rama dëshiron të fshijë historinë dhe shpirtin e një qyteti që e masakroi për 12 vjet si kryetar bashkie. Sot në krye të një narko-shteti dëshiron të dhunojë një tjetër bukuri të Tiranës sonë”.

Porn ë fakt Cinema Paradiso-n nuk e ka realizuar Bernardo Bertoluçi por Giusepe Tornatore, madje ka marrë edhe Oscar. Bertoluçi u bë i famshëm në vitet 80 edhe në Shqipëri për filmin “Tango e fundit në Paris”, e cila edhe u kritikua për tepri në skenat erotike…/shtypi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + 4 =