Austriakët që donin të ishin mësues në Shqipëri

DossierKulture
62
0
sample-ad

Lidhjet e Shqipërisë e veçanarisht Shkodrës me Austrinë janë të hershme .Në librin e tij “Çadra e Kuqe”, autori Fatos Baxhaku sjell shembuj të këtyre lidhjeve .Gazeta “Pjacë” , referuar këtij libri po risjell një pjesë të tij, që lidhet me dëshirën e austriakëve për të kontribuar si mësues në Shqipëri në tre dekadat e para të shekullit XX.
Në gusht 1922, Amalia Pichler,mësuese e porsadiplomuar në Graz ,i shkruante Ministrisë së Arsimit në Tiranë se kishte marrë vesh se në Shqipëri kishte nevojë për mësues dhe se së shpëjti do hapej një shkollë vashash, dhe se ajo do ishte shumë e kënaqur nëse i jepej mundësia të punonte si mësuese e gjermanishtes.Mesuesja nuk pyet as për pagën dhe as për kushtet e tjera të kontratës.Ajo donte te dinte se ku do ishte shkolla e saj dhe lutej që të ishte një shkollë klu të kishte kishë pranë sepse ishte shumë besimtare.Po në gusht 1922,Friedrich Scheonberger nga Linzi,asokohe 26 vjeç, i drejtohet Konsullatës Shqiptare në Vjenë me lutjen për të punuar si mësues diku në Shqipëri.Ai ishte i aftë të jepte muzikë, pasi njihte mirë 5 instrumente,fiskulturë dhe bujqësi.Po nga Linzi dhe në të njëjtën kohë , Ida Brunner, i dërgon jë lëtër lutjeje konsullatës për punësim në Shqipëri sepse sapo ishte diplomuar si mësuese. Por vështirësitë e punës së mësuesit për austriakët kanë qenë jo të pakta.Në tetor 1920, Franz Adolf,pranon 400 frangat ari të afruara nga Ministria e Arsimit që të japë mësim në vitin e parë dhe të dytë të Normales së Elbasanit, ne degët gjermanisht,bujqësi dhe matematikë.Por ai u sëmur me ethe sapo u kthye nga Tirabna.Probleme me shendetin ka pasur dhe Maria Kircher, mësuese në Shkodër.Ajo i lutet Ministrisë së Arsimit ta transferojë në Tiranë pasi nuk e përballon dot motin e Shkodrës.Përgjigjja është së në Tiranë nuk ka vend, ndërsa kur ajo kërkon ta dërgojnë në Vlorë, nuk merr asnjë përgjigje.

Marrë nga libri “Çadra e Kuqe” e Fatos Baxhakut

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one + 8 =