Lufta për naftën e Jonit: Kompanitë e mëdha që rrinë prapa Ramës dhe Tsiprasit

KryesorePolitike
37
0
sample-ad

Rastësi? Edhe ndoshta, por nuk duket se gjithçka është lënë për koençidencë në kryeqytetin e Mbretereshës Elizabet, ku 105 vjet më parë ambasadorët e Fuqive të Mëdha caktuan kufijtë e Shqipërisë dhe i morën Kosovën, trevat shqiptare të Malit të Zi, ato të Luginës së Pollogut, Kosturin dhe natyrisht Çamërinë.

Të martën një samit i nivelit të lartë do të zhvillohet në Londër, ku Edi Rama dhe homologu i tij grek, Akexis Tsipras do të vendosin piketat përfundimtare të ndarjes së Detit, përkatësisht hapësirës ekonomike.

Bashkë me Ramën e Tsipras pritet të jenë prezentë manjatë të fuqishëm të kompanive më të rëndësishme të naftës në botë, të cilët presin të nisin nga puna si nga krahu grek ashtu edhe ai Shqipëtarë për të nxjerrë gazin e madh që thuhet se fshihet në “barkun” e detit Jon.

Në Athinë, reagimet ndaj marrëveshjes së qeverisë Tipras me Maqedoninë për çështjen e emrit kanë qenë të ashpra. Opozita dhe faktorë të tjerë politikë e kanë quajtur tradhti kombëtare. Kjo sipas analistëve ne Greqi e kanë vendosur Athinën zyrtare në një pozicion aspak komod sa i takon bisedimeve me Shqipërinë.

Qeveria e koalicionit Syriza dhe Grekët e Pavarur kanë pasur përplasje të shoqëruara me reagime të ashpra ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe Tsipras duket se nuk ka forcën e duhur për të mbështetur një marrëveshje me Shqipërinë, e cila do të shkaktojë reagime të reja, sidomos për të ashtuquajturin Epir i Veriut, një çështje që prek mijëra votues kryesisht në këtë zonë, qytetarë që  kanë marrë shtetësi greke.

Brenda partisë së Syrizës deputetë të zonës së Epirit kanë shprehur pakënaqësi për reagimet e fundit të Ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias se Epiri i Veriut i përket një vendi sovran e të pavarur dhe është qesharake të thuhet se i përket Greqisë.

Mediat greke nga ana tjetër shkruajnë se Ramës i ka rënë entuziazmi pas shtyrjes së hapjes së negociatave me BE-në.

Në Greqi ekzistojnë dyshime të forta nëse marrëveshja për demarkacionin e kufijve detarë, do të jetë një pakt ku do të dalin të fituar të dyja palët.

Brenda koalicionit qeverisës grek  janë vendosur pikëpyetje për parimet dhe dispozitat e Konventës mbi të Drejtën e Detit dhe në veçanti për bazën e llogaritjes së ndikimit  të reduktuar të ishujve, marrë shkas nga ishulli i Othonit për mospranimin e vijës së mesme.

Megjithatë ministri i jashtëm grek Kocias është treguar optimist për finalizimin e negociatave brenda verës. Edhe Tirana zyrtare ka pohuar se palët vijojnë diskutimet dhe se ato kanë shënuar progres.

Ndërkaq gazeta prestigjoze greke Kathimerini nxjerr një variant tjetër që sipas saj aq sa janë shtyrë negociatat e Shqipërisë me BE, do të shtyhet edhe marrëveshja e detit, pasi palët do të fillojnë një betejë tjetër.

Kathimerini shkruan se Sipas saj presidenti shqiptar Ilir duket mjaft skeptik rreth miratimit të një marrëveshje për kufirin detar me Greqinë, ndërsa kryeministri Edi Rama duket të jetë më i gatshëm për të ecur përpara.

Ndërkaq,  Ministria e Jashtme shqiptare tha se procesi vijon dhe se palët janë ne komunikim te vazhdueshëm për të gjitha çështjet e paketës me Greqinë.

Takimi i fundit i grupeve negociatore u mbajt javët e fundit në Athinë ku palët janë shprehur optimiste, por pa dhënë detaje për ecurinë e bisedimeve. /shtypi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen + 16 =