Kush është Emiljano Nina që terrorizoi Dhërmiun, dyshimet e përfshirjes në vrasje

Kronike
76
0
sample-ad

Emiljano Nina nuk është emër i panjohur për policinë. 23-vjeçari që njihet ndryshe edhe me emrin Emiljano Tasho, është arrestuar më herët për disa vepra të ndryshme penale. Në vitin 2015, ai u shpall në kërkim nga policia për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë. Bëhet fjalë për vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj që ndodhi në Nëntor në parkingun e një restoranti në Linzë, ku mbeti i plagosur edhe pronari i biznesit.

Emiljano Nina, në atë kohë 20 vjeç, u shpall në kërkim si person i dyshuar për përfshirje në vrasje. Pasi u shoqërua nga policia për këtë ngjarje, u la i lirë sepse u provua se nuk rezultonte të kishte gisht në krim.

Në fakt, bëhet fjalë për një tjetër Emiljano Tasho, i moshës 32-vjeçare. Ky i fundit, u arrestua për përfshirjen në vrasjen e Enton Nikajt dhe u dënua nga Gjykata e Tiranës me 16 vite burg.

Burime nga policia e Vlorës thonë se Emiljano Nina 23 vjeç, që qëlloi me armë në një lokal nate në Dhërmi, është gjjithashtu person me precedent. Ai u arrestua pasi qëlloi 4 herë me armë në një lokal nate mbrëmë, pas konfliktit me një person.

NJOFTIMI I POLICISË NË VITIN 2015 PËR VRASJEN E ENTON NIKAJ, I PËRFSHIRË EDHE EMILJANO NINA

Më datë 12.11.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasve Ervis Mustafa Martinaj, Emiljano Vasil Nina, Mirsad Rexhep Kuçanaj, ish efektiv policie dhe Bujar Shefqet Hasani, të datëlindjes 06.10.1982, 15.06.1995, 23.06.1987 e 11.07.1983, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, sepse më datë 11.11.2015, ora 14.10, në Linzë, te lokali “Muraga” pronë e shtetasit Ismet Gaxherri, në ambientet e parkingut, pas një konflikti e në bashkëpunim, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Enton Ilir Nikaj, i datëlindjes 15.05.1985, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje me paramendim për hakmarrje, si dhe është plagosur me mjete të forta shtetasi Ismet Muhamet Gaxheri, i datëlindjes 21.06.1986, banues në Qesarak, me arsim të lartë. Autorët janë larguar me mjetin tip “Benz”, me targë AA 725 MD, p ? ronë e shtetasit Emiljano Nina. Në vendngjarje u gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54. Nenet 78, 25 e 278/5 të K.P. Nr. Unik TRDP 152154.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − one =