Opozita kërkesë Kuvendit: Votimi për ligjin e teatrit ishte i manipuluar, anuloje!

Politike
36
0
sample-ad

Opozita i ka drejtuar një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për të anuluar votimin e ligjit për Teatrin Kombëtar. PD-LSI e cilësojnë si nul votimin dhe antikushtetueses, pasi në votim kanë shënuar deputetë që nuk ishin prezent. Opozita i referohet rastit të deputetit Vangjel Tavo. LSI akuzon socialistët për falsifikim të votimit për miratimin e ligjit për ndërtimin e teatrit të ri.

Vangjel Tavo nuk ishte në seancën e ditës së enjte, por në procesverbalin e votimit rezulton se ai ka votuar pro ligjit të shumë debatuar.  I pyetur nga Report TV, deputeti Tavo tha se nuk kishte qenë në seancën e djeshme.

“Mungoja për arsye shëndetësore. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Dikush ka votuar me kartën time, mesa duket. Karta nuk është send që merret me vete, por qëndron në tavolinën e gjithsecilit në Kuvend”-tha Tavo. Për këtë arsye, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili ju drejtuan me një letër Gramoz Ruçit duke kërkuar anulimin e votimit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 − 3 =