Majko braktis “Teatrin”, Rama, ultimatum: ik në shtëpi!

Kryesore
50
0
sample-ad

Pas votimit të projektligjit për nisjen e negociatave për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, me 75 vota pro, lajmi se ministri i Diasporës, Pandeli Majko doli kundër Kryeministrit Edi Rama, u kthye në kryefjalën e të enjtes mbrëma.

Majko nuk votoi në seancën e djeshme, ndërsa pati replika mes tyre.

PD ka zbardhur edhe debatin mes kryeministrit Rama dhe ministrit Pandeli Majko.

Sipas demokrateve, “Rama i beri presion Majkos. I tha nese s’do votosh, ik ne shpi. Mua mos me bej numra. Majko doli i nervozuar. Kamerat kane kapur debatin mes tyre”.

Është regjisori Kastriot Çipi, një nga personazhet më aktivë në çështjen e Teatrit, që ka falenderuar Majkon për qëndrimin.

Çipi shkruan:

 “Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!”

Pandeli Majko më pas është ngritur dhe është larguar nga salla, duke mos votuar. Në 2002 kur ishte kryeministër, Majko kundërshtoi projektin për shembjen e teatrit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 1 =