Kisha ortodokse Serbe pengoi Papa Françeskun të vizitojë Serbinë

AktualitetKryesore
47
0
sample-ad

Një dokument shumë të rëndësishëm ka publikuar Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë për tu hakmarrë me Kishën Ortodokse të Serbisë, e cila e quan  kreun e Partisë Socialiste të Serbisë, si një “politikan sharlatan”.

Daçiç ka publikuar një document ku thekson se Kisha Ortodokse Serbe ka anuluar vizitën e Papa Françeskut në Serbi, pikërisht kur kjo vizitë ishte thuajse e realizuar.

Duke komentuar pretendimet e disa qarqeve serbe se Papa Françesku nuk ka dashur të vizitojë Serbinë, Daçiç publikoi në TV Pink një dokument në të cilin Ngarkuari me Punë i Vatikanit, në janar 2016 i është drejtuar Presidentit të atëhershëm të  Serbisë Tomisllav Nikoliç.

Në dokument thuhet se Papa pranoi ftesën për të vizituar Serbinë, dhe se datat e vizitës propozoheshin 21 dhe 22 maj 2016, por vizita u anulua pas konsultimit të Nikoliç Kishën Ortodokse.

 

“Duke pasur parasysh ftesën tuaj për të vizituar Serbinë Papa pranoi dhe dëshiron për të realizuar pelegrinazhin e tij apostolik”, theksohet në letër.

Një ditë më vonë, më 19 janar 2016 në kabinetin e presidentit Nikolic erdhi një lajm tjetër nga i ngarkuari me punë i Vatikanit për konfirmimin e vizitës.

Por Nikoliç nuk ju përgjigj.

Daçiç tha se se vizita e Papa Françeskut Serbisë ishte në interest ë Serbisë por vuri në dukje jo pa ironi se “e kupton pozitën e Kishës Ortodokse Serbe”.

Daçiç theksoi se marrëdhëniet e Serbisë me Vatikanin duhen të thellohen pasi nuk e ka njohur ende Kosovën.

Disa ditë më parë, Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Irinej tha se ai qëndron në pozicioni e tij të shprehur më parë se nuk ka ardhur koha për ardhjen e Papa Françeskut në Serbi.

Irinej dhe në fillim të këtij viti tha se nuk ishte koha për ardhjen e Papa Françeskut dhe se “për shkak të asaj që ndodhi në të kaluarën kryesisht në Kroaci, ku Vatikani mbajti anën e kroatëve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × two =