Ja kush është mashtruesi serial i 1 mln €, gënjeu edhe njerkun 2 vite më parë, por i shpëtoi drejtësisë

Kronike
37
0
sample-ad

Zbulohet fytyra e 41 vjeçarit Klodian Ciruna i prangosur një ditë më parë për mashtrim me pasoja të rënda, pasi në më pak se një vit arriti ti marrë tre shtetasve 1 milion euro. Me premtimin se kishte lidhje me politikan e zyrtarë të lartë ai arriti të marrë 1 milion euro nga tre ndërtues duke i thënë se do i nxirrte leje ndërtimit.

Në arkivat e policisë Ciruna rezulton i kallëzuar edhe më parë për mashtrim ku edhe të afërmve të tij me lidhje familjare, mes tyre njerkut u ka marrë shuma të konsiderueshme. Por paçka kallëzimeve ai ka mundur t’ia hedh drejtësisë dhe të krijojë biznese fiktive si ‘Adria Call’ e cila prej dy vitesh nuk ka asnjë aktivitet të deklaruar. Për të prokuroria ka kërkuar arrest me burg ndërsa të shtunën ai pritet të dal para togave të zeza.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − 1 =