Skandali: Pezullohet Festivali i Butrintit, ministria anulon fondet për trupën fituese, artistët ukrainas kthehen nga rruga

KryesoreKulture
40
0
sample-ad

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pikun e sezonit turistik, e bëhet fjalë për një nga sitet më të vizutuata në vend, amfiteatrin antic të Butrinit.

Ministria e Kulturës ka anuluar në momentet e fundit kalimin e fondeve për trupën fituese ukrainase që ka parashikuar shfaqen kryesore të planifikuar për më 13 korrik. Trupa ukrainase është informuar ndërkohë që po vinte me autobus drejt Shqipërisë dhe kur ndodhej pikërisht në Hungari.

Një ngjarje që konsiderohet një skandal jo vetëm nga artistët por edhe nga grupet që kanë marrë përsipër organizimin e eventeve.

Menjëherë trupa e drejtuar drejt Butrintit ka qëndruar në Hungari ku do të japë shfaqen e saj më 22 korrik në Budapest.

Shfaqja: “Kopshti i qershive”  është një nga klasikët e Anton Çehovit dhe ishte parashikuar që të jepet ër nder të turistëve që janë shtuar shumë në Sarandë, por që në momentin e fundit u anulua.

Festivali teatror i Butrintit ka 16 vitesh që organizohet dhe i ka dhënë një shkëlqim ndërkombëtar arenës antike.

/shtypi.net/

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 11 =