Erion Veliaj merr kompetencat e Fatmir Xhafajt: kërkon nga hotelet të dhënat e klientëve

AktualitetKryesore
83
0
sample-ad

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një veprim që ka alarmuar të gjithë komunitetin turistik të kryeqytetit. Një vendim i Këshillit Bashkiak i detyron pronarët e hoteleve në Tiranë që të dorëzojnë çdo ditë në bashki jo vetëm numrin e turistëve që buajnë në hotelet e tyre, por listën e emrave, si dhe numrat e kartave të identitetit.

Një veprim që cilësohet si shkelje e rëndë dhe ndërhyrje në kompetenca që nuk i ka as Prokuroria.

Bashkia u ka kërkuar hoteleve që tu japë softtvverin ku ata ruajnë të gjithë të dhënat e klientëve të tyre, për të përciellë në kohë reale informacionet.

Kjo ka shqetësuar pronarët e hoteleve, pasi këtë e konsiderojnë si një veprim që atyre u ngarkohet ligjërisht, pasi çdo e dhënë personale e përcjellë është shkelje ligji.

ATA shoqata e operatorëve t turizmit ka tentuar të zbusë situatën duke ftuar në një takim të përbashkët përfaqësuesin e bashkisë dhe Komisionerin e të dhënave personale, por Bashkia ka munguar në takim, siç duket ngaqë nuk ka myundur të justifikojë vendimin.

Vendim që e kthen bashkinë në një shërbim sekret, por që vepron pa vendim gjykate.

Në një mënyrë Erion Veliaj ka marrë përsipër më shumë se kompetencat e Fatmir Xhafës, duke hyrë në një fushë që prek liritë e qytetarëve.

Bashkia për efekt statisitike mund të dojë numrin e buajtësve të hoteleve, por emrat dhe kartat e tyre të identitetit janë një informacion personal.

Sipas ligjit, hotelet i marrin këta të dhëna për efekt sigurie, nëse ndodh ndonjë problem i rëndë.

Por nëse hotelet i përcjellin të dhënat personala, kjo është shkelje ligji dhe nuk penalizohet bashkia por operatorët.

Ky është një problem që pritet të ketë debat të fortë në ditët në vazhdim dhe shtypi,net do ta ndjekë..

/shtypi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen − seven =