“UÇK-ja e re”: grupi mafioz shqiptar që po trafikon emigrantë nga Afrika

AktualitetKronikeKryesore
36
0
sample-ad

Karabinierët e Palermos kanë arrestuar 17 persona si pjesë e një grupi që trafikonte qenie njerëzore, kalonte emigrantë, si dhe riciklonte diamantë.

Pjesë e grupit kriminal ishin 7 shqiptarë, pjesë e grupit të njohur si “UÇK-ja e re”, të lidhur fort me qarqet xhihadiste.

Ata kalonin armë kontrabandë, kryenin pastrim parash, si dhe kalonin emigrantë  nga Ballkani drejt Zvicrës, duke iu dhënë leje qëndrimi të rreme.

Dy grupet vepronin në Milano, Trieste, Palermo, Luzern dhe Como. Ata kishin kontakte me Cosa Nostrën dhe UÇK-në e re, për të kaluar paratë, dhe për të zhdukur njollat e bankomate.

Për prokurorët, Geri Ferrara dhe Carlo Marzella të dyja organizatat janë të sinkronizuara me njëra-tjetrën dhe veprojnë në fusha të ndryshme: Njëri nga grupet kalonte qytetarë nga Kosova drejt Zvricrës, ndërsa grupi tjetër, shumë herë më i strukturuar raportojnë mediat italiane, merrej me trafik armësh, riciklim diamantesh dhe pastrim parash.

Të arrestuarit janë: Fatmir Ljatifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Franco Mapelli, Titian Moreno Mapelli, Ibrahim Latifi, Jlenia Fele Arena, Giuseppe Giangrossio, Djemilj Xhaferi, Denis Nikci, Urran Ameti, Francesco Tinnirello, Salvatore Morello, Gabriel Torres, Dario Vitellaro, Luan Dobjani

Në krye të këtij grupi ishin Fatmir Ljatifi, banor i provincës Bolognetta e Palermo, si dhe Driton Rexhepi, i cili jeton në provincën e Sondrio.

Nga marrëdhëniet me subjekte afër Cosa Nostras, kanë filluar dhe hetimet në tetor të 2016-ës.  Fillimisht është raportuar se grupi blinte dhe shiste armë.

Fatmir Ljatifi, maqedonas, kishte nën patronazh një bar pranë rrugës së Unazës së Palermos, dhe menaxhonte të gjithë biznesin e organizatës.

Në Palermo, organizata kishte krijuar një shoqëri që kërkonte punëtorë nga Maqedonia dhe Kosova.

Një kompani fantazmë që përdorej për të marrë leje qëndrimi të përhershme për migrantët. Çdo migrant pagoi shtatë mijë euro tek kjo organizatë kriminale.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 + fourteen =