Profili virtual i viktimës VIP që tronditi ministrinë e Brendshme: pëlqente citatet e Escobarit

KronikeKryesore
17
0
sample-ad

Shkëlzen Qordja, 31 vjeçari i ndjerë, shoferi i ministrit të Brendshëm që humbi jetën në një ngjarje misterioze me tre plumba në kokë brenda kazermave të Gardës së Republikës, vazhdon të mbajë pezull opinionin publik në vend.

Kjo pasi është një ngjarje jo dosido dhe më e rënda është se ka ndodhur në një vend shumë të ruajtur dhe të rëndësishëm: garazhi ku linte makinën Ministri i Brendshëm i Republikës.

Praktikisht vendi më i ruajtur në vend.

Prokuroria ka nisur hetimet ndërsa vetë Fatmir Xhafaj bën thirrje që të mos abuzojnë me viktimat pasi gjithçka do të zbardhet.

Pak dihet për të ndjerin i cili siç e pohon vetë Ministri i Brendshëm, ishte si një prej familjarëve të tij nga marrëdhënia e afërt.

Dhe kjo ështe brenda logjikës pasi shoferi është njeriu më pranë një zyrtari. Xhafaj si qibar i sjelljeve institucionale dhe rregullave paksa konservatore, shoferin duket e ka gjetur të ri, të cilin duket e ka pasur që përpara se të bëhet ministër.

Shkelzen Qordja ishte një i ri shqiptar përfaqësues i brezit që pëlqen heronjtë e kohës, njerëzit e fuqishëm.

Në faqen e tij në facebook kishte përzgjedhur foto dhe citate të kryenarkotrafikantit më të tmerrshëm të  botës Pablo Escobar, apo të personazhit kryesor të Mario Puzo-s Michael Corleone.

Natyrisht si trille të rinjsh që të trishtojnë më shumë pasi kthehen në iluzione për një gjeneratë….

Duhet thënë se dikur në kohën e komunizmit shoferët bashkëpunëtorët, administrate përzgjidheshin me kujdes nga familje të mira dhe njerëz që në shoqëri ktheheshin në modele sjelljeje.

Kurse tek ne edhe deputetë, drejtues të lartë edhe nëpunës përzgjidhen ku të jenë me problem. Jo më kot kanë dalë aq skandale gjithë këto vite.

Siç thoshte dhe profesor Përparim Kabo para pak ditësh: Administrata jonë, sidomos ajo e larta e ekzekutivit, gjatë gjithë tranzicionit është dalluar negativisht për paqëndrushmërinë ligjore.  Çdo ministër që hyp në fuqi, gjënë e parë që bën është ndryshimi i ligjit organik të institucionit me qëllim rritjen e kompetencave personale, sigurimin e një kontrolli absolut mbi gjithçka dhe mbi këdo si dhe sigurimin me shteg ligjor dhe administrativ të kanalit ku kalojnë fondet monetare, të cilat pa më të voglin dyshim duhet të derdhen edhe në “thesin e tij apo të saj”…Kështu këta “sans culotte” sa hap e mbyll sytë përfundojnë me vila dhe me pasuri përrallore. Si të tillë ata krijojnë shëmbullin dhe shpurën që i ndihmon të rrjepin pa dal në shesh duart e tyre “të pastra”.

 

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × five =