Goditi inspektorin e hetimit tatimor se i bllokoi aktivitetin në Golem, arrestohet biznesmeni (Emri)

Kronike
69
0
sample-ad

Pronari i një subjekti në zonën e Golemit është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar një inspektor të hetimit tatimor.

 

 

Sipas të dhënave zyrtare shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë.

24-vjeçari, pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, konstatuar me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 2 =