Fitorja e 4 atleteve me ngjyrë në Itali shndërrohet në rebelim ndaj racizmit të Salvinit

AktualitetKryesore
46
0
sample-ad

Është kthyer menjëherë në një çështje politike fitorja e 4 italianëve, që vijnë nga familje emigrantësh në garën e stafetës në Lojrat Mesdhetare.

Pikërisht ngjarja ka ndodhur në një ditë me manifestimin e Matteo Salvinit në Pontida ku shpalli krijimin e një Lidhje të Madhe Europiane kundër emigrantëve dhe masa të rrepta kundër të huajve.

Maria Benedicta Chigbolu, Ayomide Folorunso, Raphaela Lukudo dhe Libania Grenot jo vetëm kanë fituar medaljen e artë në Lojrat Mesdhetare të Tarragona-s, por janë kthyer në symbol falë një foto ku të katërta kanë pozuar duke buzëqeshur me flamurin trengjyrësh italian.

Menjëherë fotoja e tyre është kthyer në hit.

Shkrimtari i njohur Roberto Saviano, i cili ka nisur një betejë publike me Matteo Salvinin duke mbrojtur emigrantët shkruan: “Buzëqeshja e tyre është përgjigja më e bukur për Italinë raciste të Pontida-s. Italia multikulturore e lindur në ëndrrën republikane nuk do të ndalet dot”.

Pas Savianos ka reaguar edhe ish-kryeministri Italian, Matteo Renzi i cili shkruan: “Lajmi më i bukur vjen nga Lojrat Mesdhetare jo nga Pontida. Fiton Italia që nuk ka frikë”.

Ka reaguar menjëherë Matteo Salvini, i cili flet mirë për ta: “Do të më pëlqente t’i përqafoja këto vajza të zonja. Të gjithë e kanë kuptuar se ne nuk kemi asgjë ndaj emigrantëve, por ndaj klandestinëve. Nuk kemi asgjë me vajzat e djemtë që pa dalluar nga gjyra e lëkurës na bëjnë ne krenarë”.

Giorgia Meloni, një drejtuese e mazhorancës qeverisëse ka sulmuar të majtët: “Ata shikojnë vetëm vajza me ngjyrë në foto, kurse un shoh valëvitjen e tringjyrëshit”.

Aboubakar Soumahoro, një drejtues sindikalist Italian me origjinë afrikane që është impenjuar në mbrijtjen e emigrantëve ka shkruar se “Ky imazh është njëkohësisht ëndërr dhe shpresë. Është dëshmi e realitetit që nuk mund ta largojë asnjë skizofreni politike. Është njësoj si të duash të mbulosh diellin me shoshë”.

Por megjithë komentet e opozitës, ka mjaft përfaqësues të së djathtës që bëjnë thirrje që të mos bëhet shumë bujë me rastin e 4 kampionëve pasi kjo nuk do të thotë sipas tyre që të “futet e gjithë Afrika në Itali dhe të rinjtë e këtij vendi të diplomuar të shkojnë në punojnë nëpër bote”.

Katër kampioneshat italiane janë pjesë e ushtrisë, ku shteti Italian investon që të stërvitjen duke i dhënë një trajtim dhe pagesë të lartë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − seven =