Tortë, valle e këngë shqipe, atmosfera e zjarrtë në dasmën e Afërdita Dreshajt

Showbizz
78
0
sample-ad

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, dhe hokeisti i njohur çek, Jakub Kindl, i kanë dhënë fund beqarisë.
Ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private në Miami të Floridas.

Menjëherë në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi të çiftit pas martesës, ku Dreshaj dukej mahnitëse me fustanin e bardhë të nusërisë.

Në rrjetin social Instagram, miqtë dhe mikeshat kanë ndarë me ndjekësit nëpër rrjetet sociale momente fantastike nga dasma.

Fillimisht, duket se dasmorët kanë kërcyer nën ritmet latine dhe të disa këngëve më të pëlqyera të shekullit.

Më pas, ka ardhur momenti i prerjes së tortës, moment ky të cilin çifti e kanë kaluar mes buzëqeshjes dhe shakave me njëri-tjetrin.

Dukej e shkëlqyer në vellon e bardhë, por Afërdita Dreshaj nuk nguroi të veshë edhe një fustan të zi më vonë, e krejt kjo u bë për të ekzekutuar një nga vallëzimet e mbrëmjes, për të cilin ajo veshje ishte e përshtatshme.

Dhe momenti më i bukur i mbrëmjes duket të ketë qenë ai kur në sallë është lëshuar “Vallja e Rugovës”, dhe të gjithë dasmorët kanë filluar të kërcejnë nën ritmet e këngës shqipe.

Edhe bashkëshorti i Dreshajt, i cili nuk është shqiptar, duket të jetë munduar që sa më mirë t’i hedhi hapat dhe ta shijojë këtë vallëzim.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 + seventeen =