Flasin familjarët e shoferit të Fatmir Xhafajt: Kemi një kërkesë…

AktualitetKryesore
105
0
sample-ad

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj, Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë brenda makinës së tij, ka pasur një numër të lartë versionesh mbi ngjarjen të cilat janë përcjellë nga mediat pranë opozitës por edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e familjes së të ndjerit të cilët kanë gjetur forcë për të kërkuar respekt për viktimën.

Prindërit dhe vëllezerit kërkojnë që për qëllime politike të mos fabrikohen lajme mbi vdekjen e tij.

“Eshte e pabesueshme per ne qe ne kushtet e nje tragjedie familjare qe nuk i urohet as hasmit, te na duhet te perballojme edhe shqelmat e politikes mbi trupin pa jete te djalit dhe vellait tone qe e kemi ne mes te shtepise!

Kur s’ka fjale dhe ngushellim per ne sot, detyrohemi nga keto shqelma egersirash te gjejme fjale per te bere deklarata publike si familje!

Por fatkeqesisht nuk kemi asnje rruge tjeter pervecse t’i drejtohemi publikisht politikaneve qe te na lene te qajme njeriun tone.

Te mos shkelin mbi cdo ligj e zakon, duke bere ate qe as gjakesi i kanunit nuk e ka bere kurre per viktimen e tij.

U lutemi mos e rendoni djalin e vellain tone me fantazi dhe fabrikime per qellimet tuaja.

Per shpirtin e zi qe ju shtyn ne te tilla akte cnjerezore nuk eshte fajtor i shtrenjti yne dhe zija jone del e tepron per supet e familjes sone te thjeshte.

Prinderit dhe vellezerit e te ndjerit Shkelzen Qordja”, nënvizon familja e të ndjerit

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − 2 =