Afera e tmerrshme e Teatrit: Shteti ia bleu 2100 euro metrin tek pronari po e shet 470 euro firmës Fusha

AktualitetKryesoreKulture
98
0
sample-ad

Ndërtimi i Teatrit të ri përpost të gjithave është edhe një aferë e rëndë me pronën publike.

Shifrat e ofruara nga njerëz që po pengojnë prishjen e tij duken dramatike.

Rudi Erebara, poet, piktor dhe shkrimtar, i cili është angazhuar në betejën për teatrin shkruan: “Me italine fashiste, toka e teatrit kombetar eshte kompesuar, 7 napolona per meter katror. Nje napolon sot eshte rreth 300 e ca euro, por po e quajme 300. dmth, italianet e moren truall, ish toke bujqesore, me shifren e sotme 2100 euro per meter. Ata ishin edhe pushtues. E blene shtrenjte qe te kishte vlere me te madhe prona publike. Sot shteti shqiptar qe e ka qyl token, e nxjerr per shitje 470 euro, me nje Teater kombetar siper, i cili nuk ka asnje vlere. A ju kujton kjo gjithe historigrafine e bere ne komunizem? Realizmin socialist? A ju kujton kjo vjedhjen e diktatures ne cdo kuote njerezore? Nese po, hajdeni neser te mbroni teatrin. E di qe jane bere me miliona gabime, por sot, nuk kemi me lluksin te bejme gabime. Njeriu se i iku nje stacion nuk vazhdon te rrije ne autobus edhe 10 te tjere nga inati. Njeriu zbret. Edhe gjen zgjidhjen vete”.

Kjo ide mbështetet edhe nga regjizori i njohur Saimir Kumbaro, i cili thotë se e gjitha kjo bëhet për të ulur vlerën e truallit.

Kumbaro, nuk bën dallim ndërmjet klasës politike shqiptare.

“Qeveritaret e sotem dhe te djeshem kane formim marksist leninist. Ata ndjekin parimin bolshevik ” Toka i takon atij qe e punon”. Gjithashtu ne formimin e tyre ben pjese hileja. C’do gje me hile. Truallit te zemres se kryeqytetit i vene cmim te ulet me qellim qe te c’vleftesojne edhe pronat e pronareve te vjeter. Kjo lloj politike do ti varferoje ende me shume shqiptaret. Formula e huazuar nga disa biznesmene kineze “partneritet publik privat dhe e pervetesuar nga Rama, u praktikua ne ndertimin e stadiumit me kulle ne zemer te Tiranes. Marrezi urbanistike. Shkaterrohet nje pasuri per te pasuruar nje njeri qe i ben ” fresk” qeverise”.

/shtypi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − 20 =