Unionit të Gazetarëve denoncon bashkin e Korçës: Arrogante ndaj reporterëve

Aktualitet
74
0
sample-ad

Dega e Unionit të Gazetarëve Korçë, denoncon qëndrimin e punonjësve që përfaqësojnë Institucionin e bashkisë ndaj mediave. Punonjëse sociale të kësaaj bashkie, janë sjellë me arrogancë e shpërfillje ndaj gazetarëve e korrespondentëve lokalë. Nga këto punonjëse, është manifestuar ky qëndriin ndaj koleges Lediona Xheladinaj, por edhe gazetarëve të tjerë. Kolegia Xhaladinaj përgatitej për një intervistë me të moshuarit e braktisur nga fëmijët, kur punonjësja e bashkisë ndërhyru me prepotencë në bisedë duke e devijuar gjithshka. Ngjarja ndodhi në një mjedis publik, ku punonjësja e bashkisë I kujtonte gazetares se I kishte dhënë lajme dhe duhet të heshtej, a thua I kishe dhënë ushqim ndonjë kafshe cirku. Edhe më pas, në ambjentet e komisariatit të policisë, punonjëset sociale të bashkisë bënin ‘ të fortat’ duke penguar filmimet. Bashkia e Korçës, rezultoi e fundit në trajtimin e rastit të dy të moshuarve të braktisur, dhe e para në përcjelljen e tyre nga qyteti. Natyrisht, edhe me servilizmin e punonjëseve të saj, të cilat ende nuk e kanë kuptuar se qëndrimi I tyre teatral vlen e shumta brenda sinoreve të institucionit të bashkisë. Por, jo me mediat.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 2 =