Shpërthen Elvira Dones: Kullat e famshme të Rilindjes dhe restorantet e luksitu bëjnë karshillëk fukarenjve

AktualitetEditorial
13
0
sample-ad

Shkrimtarja e njohur Elvira Dones, e cila prej dekadash jeton jashtë Shqipërisë, ka bërë një shënim për gjendjen në vendin tonë.

Shënimi i Elvira Dones

Nuk e kam haberin nga urbanistika e as nga arkitektura. Por, si çdo njeri që heraherës vjen në Shqipëri e nga diaspora (shpesh e përçmuar, nganjëherë e shfrytëzuar vetëm për qëllime elektorale dhe për pjesën më të madhe qesharake, kur nuk iu shkojmë “pas midesë” e etiketohemi si “naivë, partiake” e kështu me radhë).

Rrënjët shqiptare nuk i kam mohuar kurrë, nuk e kam mohuar kurrë shqiptarinë, në të kundërt. Ndaj ia lejoj vetes të them dy fjalë, edhe se e di fare mirë që jo vetëm do bien në veshë të shurdhët, por do sulmohem me lehtësi me leksikun më të ulët, me atë lehtësinë e keqdashje tipike të Ballkanit.

I dituri o “i padituri” e nxjerr kokën si struci nga “rëra” (ose fshihet pas postimeve publike të të tjerëve), shpesh i shtrënguar nga hakmarrja qeveritare e atyre që kanë “gurin dhe arrën në dorë”.

Kullat e famshme, restorantet e luksit ndërtuar për një pakicë të majmur u bëjnë karshillëk lypsarëve që i gjen në çdo cep të Tiranës së Rilindjes, plakave të gjora me tufa preshi në duar, shkollave pa ngrohje, pallateve të regjimit të dikurshëm, dalë brinjësh e mbi të cilat askush nuk vë dorë. Ashtu si askush nuk vë dorë mbi mizerjen e Bibliotekës Kombëtare, që herë digjet e herë përmbytet nga ujrat, e librat katandisen të thahen, ashtu si munden, varur telave e mbajtur si tesha të ricikluara.

E meqë Tregun e Gabit e pata vizituar disa herë, e kam te pamundur të mos e shoh atë bibliotekë si një shëmbëlltyrë të skenave të Gabit, ku e vetmja mënyrë që më vjen në mend, mes trishtimit që na kap, tek e shohim atë vend të çoroditur, të lodhur, të zemëruar e shpesh të frikësuar nga hakmarrjet “of the men in power”, sepse njerëzve pa përkrahje u fluturon vendi i punës, shantazhohen nga hakmarrja e pushtetit: Ne njerëzit e kotë të diasporës shihemi thjesht si naivë a budallenj të mirëfilltë të indroktinuar (një Zot e merr vesh nga kush) për mendjelehtësi e sepse jemi nel “libro paga” të forcave “antishqiptare”…

Kjo është “etiketa” që na vënë me “non – challenge” punëtorët e “palodhur të Rilindjes që po varrosin vendin, përfundimisht këto nuk janë përparësi për njerëzit e Rilindjes. Dhe nëse ky është pogresi që qeveria aktuale trumbeton me të madhe, atëherë edhe një i paditur nga arkitektura i bën disa pyetje vetes. Siç pyes veten, në këto javë të nxehta të debatit mbi çështjen e teatrit.

Të tjera kulla kërcënuan e kërcënojnë t’i vihen teatrit pas shpine, pa denjuar asnjë dialog të hapur e konkrusktiv, ta bëjnë një xhuxh që gati-gati tolerohet, duke iu shitur komunitetit artistik e qytetar si një arritje, të cilën ata njerëz – aktorë, regjisorë e punonjësit e skenës, që s’paskan “tagër” ta kuptojnë, ngaqë të “përçarë”, që s’arrijnë të shohin më larg hundës së tyre të “pasofistikuar”, nuk e kuptojnë, por sillen si fëmijë (sipas Rilindjes së famshme), në tokën që me ligj atij teatri i përket. Shpiken projekt-ligje që anashkalojnë e dhunojnë fët e fët, me arrogacën e këtij establishment të frikshëm, çdo rregull konstitucional. Ndaj jam me aktorët, regjisorët, teknikët e skenës teatrale.

Kanë solidaritetin tim më të sinqertë si qytetare e atij vendi, të cilin kurrë nuk e kam realisht braktisur, në të kundërt. Mosvjedhja e atij trualli e rindërtimi i nje teatri dinjitoz në të njëjtin truall me një rikontruskion të godinës aktuale, të modernizuar, në respektim të hapësirave ekzistuese, amplifikimit të tyre në të mirë të punonjesve të teatrit e të një tradite shumë vjeçare, do të ishte zgjidhja, si mbrojtja e një tradite prej shumë dekadash.

E të më ndjeni për këtë postim.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine + four =