Rikthehen xhihaditstët: 4 të arrestuar në Kosovë, planifikuan sulme terroriste (Emrat)

AktualitetKryesore
83
0
sample-ad

Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të premte 4 kosovarë të cilët dyshohet se kishin planifikuar të kryenin sulme terroriste në Kosovë.

Mediat kosovare raportojnë se Bujar Behrami, Resim Kastrati, Albert Ademaj, dhe Leotrim Muslimaj janë 4 anëtarët e arrestuar të grupit të dyshuar të terroristëve.

Gjatë këtij operacioni, sipas policisë, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike.

Njëri nga 4 të arrestuarit, Bujar Behrami, ka tentuar 4 vite më parë të sulmonte me armë policinë kosovare. Behrami është arrestuar në 2014, dhe më pas është liruar dhe është larguar në Gjermani, aty ku u arrestua edhe sot.

Resim Kastrati dhe Albert Ademaj, të dy nga Prizreni, u arrestuan sot dhe dyshohet se planifikonin sulme terroriste nën urdhrat e Behramit.

Behrami, dyshohet se kishte planifikuar të kryente një sulm në Gjermani.

4 të arrestuarit kanë një të kaluar të lidhur me terrorizmin. Musliu ka qenë pjesë e grupit që planifikoi sulmin terrorist “Izraeli” në vitin 2016 në Shkodër. I ndaluari tjetër, Resim Kastrati ishte dëbuar nga Italia në 2015-ën pasi dyshohet se do nisej si xhihadist. Ai kishte shprehur hapur kënaqësi pas masakrës së Charlie Hebdo në Francë.

Ai ishte dëbuar edhe nga Gjermania për të njëjtat dyshime.

Përveç autoritetetve kosovare, edhe policia gjermane ka zbatuar një urdhër-arresti për Bujar Behramin. Hetimet po vazhdojnë nga të dyja palët për të zbuluar nëse grupi ka patur të tjerë anëtarë dhe cili ka qenë organizimi i tyre.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − 1 =