Martohet Kledi Kadiu, kush është biondja 18 vite më e re që i mori zemrën (Foto)

Showbizz
69
0
sample-ad

Balerini i famshëm Kledi Kadiu ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me francezen Charlotte Lazzari. Vetë balerini e kishte dhënë këtë lajm të bukur disa ditë më parë. Çifti bëri betimet në një ceremoni private, në periferi të Romës, buzë liqenit të Braçiano- s.

Mes shumë të ftuarve VIP si Maria de Filippi, Klaudia Pepa, Ermal Meta, Kadiu dhe Lazzari i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme. Dyshja e njohur bashkëjeton prej shumë vitesh dhe janë prindër të një vajze 2- vjeçare, Lea.

Charlotte Lazzari është gjithashtu balerinë 26 vjeçare. Bukuroshja bionde është 18 vite më e re se Kledi, por kjo nuk ka ndikuar aspak në dashurinë mes tyre. Të tjerë të ftuar VIP ishin Anbeta Toromani, Ilir Shaqiri, Dorian Grori. Të ftuarit kanë publikuar foto në rrjetet sociale ku u kanë uruar miqve të tyre jetë të lumtur.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 + fifteen =