EKSKLUZIVE/ Libri i panjohur i Naim Frashërit në gjuhën greke, kur drejtonte Censurën Osmane

DossierEksluziveKryesore
92
0
sample-ad

Një dokument i panjohur ka dalë në dritë kohët e fundit. Bëhet fjalë për krijimtarinë e panjohur të poetit tonë Kombëtar Naim Frashri, i cili ka botuar një libër poetik në gjuhën greke.

Ky libër është sjellë në kujtes nga ana e studiuesit të njohur Stavros Dajos, i cili ka publikuar shkrimin dhe foton e kopertinës së Naim Frashrit në greqisht, kur poeti kombëtar ishte Kryetar i Këshillit të Çensurës në Perandorinë Osmane.

“Kopertina e librit poetik “Dashuria” e poetit kombëtar shqiptar Naim Frashëri (Stamboll, 1895), shkruar në greqisht nga vet autori, i cili kishte mbaruar Liceun e njohur Zosimea të Janinës.

Siç e shihni, poeti kombëtar shqiptar ka mbajtur postin e “Kryetarit të Këshillit të Censurës në Ministrinë Perandorake të Arsimit, etj”, pra ishte njeriu i cili mund të firmoste qarkullimin e teksteve në gjuhën greke, por jo në gjuhën shqipe, sepse gjuha greke nuk kishte asnjë pengesë për t’u mësuar në shkolla dhe për t’u përdorur në administratën publike të Perandarisë si dhe në shkëmbimet tregtare, në kundërvënie me shqipen që ndiqej nga “Ministria Perandorake e Arsimit” (!). Shikoni, gjithashtu se vëllimi poetik u financua nga njerëzit e botës greke të biznesit dhe nga botues grekë në Stambollit. Konkluzionet e tjera janë tuajat..”, shkruan Dajos.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three + fifteen =