Dilemat e ringritjes së Haki Çakos tek emergjencat civile

AnalizeKryesorePolitike
119
0
sample-ad

Ka pasur debat mbi lëvizjen në kreun e Emergjencave Civile, jo aq shumë për largimin e Shemsi Premcit, një oficeri që ka shërbyer në këtë detyrë për mbi 5 vjet por për rikthimin e Haki Çakos në një post të lartë publik.

Prej mbi dy muajsh kjo lëvizje përflitej në opinionin publik, megjithëse pak media publikuan lajmin.

Siç mësohet ka qenë vetë zoti Çako që ka kërkuar postin e lartë shtetëror i cili është bërë akt nga qeveria.

Po ç;përfaqëson ky emërim i qeverisë shqiptare në rikthimin e Haki Çakosë?

Largimi i tij nga kreu i Policisë së Shtetit u bë me motivacionin për të sjellë një motivim të ri në radhët e uniformave blu kryesisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe narkotikëve në veçanti.

Lëvizje që në fakt edhe në të shkuarën kanë qenë prezente në rrogadën e kreut të uniformave blu, duke sjellë frymën apo konceptin e titullarit të Ministrisë së Brendshme.

Në këtë rast, Çako u largua pasi nuk kishte simpatinë apo mbështetjen e Ministrin Fatmir Xhafajt.

Por dalja e tij nga “dera” dhe hyrja “nga dritarja”, duket se përbëm një lëvizje të çuditshme që mund të sjellë një debat të panevojshëm në opinionin publik.

Kur një drejtues policor arrin shkallën më të lartë të karrierës që është Drejtori i Policisë, pas largimit, ose shërben në një rol këshillimoro akademik, ose punon në profil të lartë në sektorin privat.

Por rikthimi në një detyrë jo aq prestigjoze, megjithëse të lartë si Emergjencat Civile, duket më shumë si “qokë” për të sistemuar individin sesa një impuls për të fuqizuar institucionin.

Një institucion që kërkon impuls nga një zyrtar i larguar pikërisht për “impulse e munguara” duket thjesht një akt i pakuptueshëm.

Emergjencat Civile në fakt është një post më shumë politik i rezervuar për njerëz që janë të lidhur me mazhorancën në pushtet.

Shemsi Premçi, i cili ka qenë oficer i lartë policie në kohën e qeverisë “Berisha” u emërua në postin e lartë pas një angazhimi politik në vitin 2011 në bashkinë Kamëz pro Partisë Socialiste. Dhe këtë zoti Premçi jo vetëm s’e ka fshehur por e ka shprehur vazhdimisht.

Në një farë mënyre i kishte dhënë lamtumirë karrierës policore duke u future në qerthullim e emërimeve politike.

Ndërkaq, edhe rikthimi i Çakos në një post që lihet pikërisht për ish-deputetët apo për njerëz të lidhur politikisht me PS-në, sjell dy pikëpyetje: A e ka braktisur karrierën e policit ish Drejtori i Përgjithshëm? A do të hyjë ai në politikën aktive?

Pyetje që normalisht do të kërkojnë shpjegim në ditët dhe javët në vazhdim.

Por dilemat e këtij emërimi mbeten ende të pakuptueshme, sa kohë që edhe nga qeveria nuk u dha një motivim zyrtar…/shtypi.net/

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 3 =