Banka e Shqipërisë do “zhvishet” nga misteri

Ekonomi
68
0
sample-ad

Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë zj. Natasha Ahmetaj në forumin “Fuqizimi i përfshirjes financiare përmes edukimit financiar” ka pohuar se Banka e Shqipërisë është ndër bankat qendrore pioniere në rajon për përfshirjen konkrete në edukimin financiar të publikut.

“Aktiviteti i Bankës së Shqipërisë për edukimin financiar të publikut fillon me synimin për ta zhveshur bankën nga tisi i misterit që e ka rrethuar historikisht aktivitetin real të një banke qendrore. Në këtë mënyrë, ajo synon të ndërtojë dhe forcojë besimin që publiku ka tek vendimet dhe veprimet e saj”, pohoi ajo.

Zv guvernatorja shtoi se ka një arsye detyruese për këtë angazhim: për cilindo që jeton në një ekonomi tregu, marrja e vendimeve të duhura financiare është një aftësi thelbësore për mirëqenien jo vetëm individuale, por dhe shoqërore. Sepse, të njëjtat aftësi, orientojnë njëkohësisht vendimet që individët marrin si qytetarë, duke ndihmuar kështu në formësimin e një ekonomie të mirë”, tha ajo.

Vitet e fundit ka një zhvendosje të theksit, nga një edukim tradicional mbi ekonominë, në njohuritë mbi financat. Kjo sepse sofistikimi i produkteve dhe shërbimeve financiare, si dhe përfshirja gjithnjë e më shumë e fintech në këtë industri, e bën më urgjente këtë nevojë.

Dhe, nga nevoja për më shumë njohuri, nuk përjashtohet askush, as vetë ne që punojmë në këtë industri. Për shembull, edhe për ne mund të ketë nevojë për sqarime mbi një kontratë hipotekare.

Po kështu, zgjerimi i tregut financiar me produkte të reja, siç janë fondet e pensioneve, sigurimet shëndetësore dhe të aseteve, po e zhvendosin gjithnjë e më shumë nevojën për mbrojtje financiare afatgjatë, nga bizneset tek individët, duke i bërë njohuritë financiare më të nevojshme për ta.

Mbetet mjaft me vend koncepti i thjeshtë i Alfred Marshall për ekonomiksin, si një studim i njerëzimit në biznesin e jetës. Kjo do të thotë se nëse duam të kemi një ekonomi të fortë, duhet të ndihmojmë njerëzit të përdorin njohuritë e ekonomisë në funksion të jetës së tyre të përditshme, të asaj që ai e quan “biznes i jetës”.

Përfshirja e sa më shumë kontribuuesve dhe trupëzimi i këtij misioni në të gjitha aktivitetet tona të përditshme, dhe jo vetëm me fushatë, i shërben të gjithëve. Por, në mënyrë të veçantë, procesi i edukimit të publikut është shumë i rëndësishëm për vetë Bankën Qendrore, tha ajo.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 + 7 =