Agim Xhafka: Gjiknuri, po të vjen huri

AktualitetEditorial
12
0
sample-ad

Pardje u hodh një shtresë asfalti në rrugën e Orikumit. U mbushën gropat dhe u hodhën miliona sa për të thënë se qeveria nuk i ka harrua njerëzit e këti bregdeti. Që tani plot pjesë të rrugës janë mbuluar nga zhavori i detit që dallgët e hedhin mbi rrugë. E uji,aq më keq i kripuri,është kanceri i asfaltit,e kafshon dhe e kafshon pa pushim.
Dhe shihni se si ngushtohet rruga nga që nuk rregullohet ura sa një pordhë e shihni se si përgjysmohet kalimi i këmbësorëve nga që nuk “gjenden” gjashtë dërrasa të thjeshta,nga ato që çdo mobileri t’i dhuron po ia kërkove.
Në se kjo rrugë do ishte private,psh pronë e Gjiknurit,ai nuk do paguante asnjë lekë dhe firmën do e hidhte në gjyq. Por nga që janë lekët e njerëzve që marrin detin të punojnë nëpër botë,ky ministër nxjerr foto sikur kjo rrugë është bulevard në mes të Parisit.
Për dëmin material dhe për tallje me banorët e pushuesit këtij ministri i shkon shprehja :”Gjiknuri po të vjen huri!” E besoj shpejt do ia shohë majën,vendin ta caktoje vetë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − nineteen =