Ekxkluzive/ Serbët, sinjal të fortë nga Gazimistani: Jo skifterë por të rinj të qetë

AktualitetEksluziveKryesore
31
0
sample-ad

Nga Behlul Jashari

Serbë kosovarë dhe të ardhur edhe nga Serbia festjnë Vidovdanin,  të mbledhur sot në Gazimestan, në një fushë rreth pesë kilometra në veri të Prishtinës, duke shënuar kështu 629 vjetorin e Betejës së Kosovës.

Edhe me manifestime tjera, në çdo 28 qershor serbët festojnë Vidovdanin apo Betejën e Kosovës, që ka ndodhur në vitin  1389, e cila ishte humbur.

Policia e Kosovës deklaroi se, “për festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e cila festohet me datën 28 qershor, përmes hartimit të planit operativ, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit në vend, si dhe shtimin e masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimeve”.

Media serbe duke iu referuar burimeve të saj zyrtare njofton sot se, “autoritet kosovare kanë ndaluar vizitën në Kosovë të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, në Vidovdan”.

Para 29 viteve, në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës, kreu i atëhershëm shtetëror serb, Slobodan Milosheviç, pikërisht në ditën e Vidovdanit në fushën e Kosovës – Gazimestan, u binte daulleve të luftës, e cila pastaj u ndez e përfshiu hapësirat e ish-Jugosllavisë, edhe Kosovën, luftës për Serbinë e madhe, nga më të përgjakshmet në gjithë historinë e Ballkanit, dhe që në fund e humbi e pastaj vet përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

 “Ne ishim të guximshëm e dinjitozë. Tani, gjashtë shekuj më vonë, ne sërish jemi në betejë. Nuk janë këto beteja të armatosura, por ato nuk mund të përjashtohen”, thoshte Milosheviç në fushën e Kosovës në Gazimestan.

Po para 29 viteve, në rrethana tragjike terrori, Serbia në Kuvendin e saj në 28 mars të vitit 1989 miratoi “kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën 7 shtete të pavarura.

Në demonstratat  gjithëpopullore në mbrojtje të Kosovës nga sulmet e Serbisë, vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Në ditën e Vidovdanit në Kosovë, në vazhdimësi, grupe ekstremiste të serbëve kanë manifestuar edhe provokacione, në forma të ndryshme.

Policia e Kosovës me kohë bën të gjitha përgatitjet e nevojshme policore për mbarëvajtjen e manifestimit tradicional religjioz të Vidovdani

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve + eleven =