Hungaria injoron BE-në, kalon ligjin që ndalon ndihmën ndaj emigrantëve

KryesorePolitike
132
0
sample-ad

Parlamenti hungarez ka aprovuar një ligj që e bën të paligjshëm të ndihmosh emigrantët e parregullt që kërkojnë azil në vend. Ky ligj ishte propozuar nga mazhoranca në fuqi, e drejtuar nga kryeministri Viktor Orban. Ligji e bën të ndëshkueshëm jo vetëm shpërndarjen e broshurave me informacione të dobishme për kërkuesit e azilit, por edhe t’i ofrosh atyre ushqim apo këshilla ligjore. Masa e ndëshkimit do të variojë nga pak ditë deri në një vit burg dhe do të shërbeje për të ndaluar ata që kërkojnë të fusin në vend emigrantët dhe t’i ndihmojnë sigurimin e lejes së azilit. Për më tepër, qeveria e Orban synon të modifikojë kushtetutën për të shmangur transferimin e kërkuesve të azilit nga vendet europiane drejt Hungarisë, në një sfidë të hapur ndaj politikës komunitare për sa i përket integrimit. Hungaria, Polonia dhe Republika Çeke janë kundër programit të Bashkimit Europian që parashikon ripozicionimin e 160 mijë refugjatëve të ardhur nga Siria dhe Eritrea dhe që aktualisht gjenden në Itali dhe Greqi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five + fifteen =