Përshëndetje e jetë të gjatë Profesor Bellova

KryesoreSport
156
0
sample-ad

Nga Adriatik Dosti

Sot, në Ditëlindjen tënde i dashur Profesor Ismet Bellova zgjodha të të uroj me këtë foto të veçantë.

Jemi këtu së bashku në stadiumin Olimpik të Kievit një ditë më parë se sa me 20 Gusht 1997 të luhej ndeshja mes Shqipërisë e Ukrainës (fituar nga vendasit me gol të Rebrov në të 85min) ku gjithsesi Kombëtarja jonë ka zhvilluar një ndeshje tepër dinjitoze.

Së bashku me ne në këtë foto janë edhe dy emra të tjerë të shquar të sportit e futbollit shqiptar. Skënder Hyka, një ndër xhevahiret e Tironës së famshme të Lym Allës e të futbollit bardhë e blu e atij shqiptar, që ate vit do të ishte në funksionin e Sekretarit të Pergjithshem të FSHF, si dhe kolegu ynë i Radio Tiranës , njeriu i mirë e i apasionuar Piro Ruvina.

E solla publikisht këtë foto me shpresën për të pasuruar sado pak albumin e arkivën tuaj personale i dashur Profesor , e cila është e mbetet e pasur dhe e bollshme sa më s’ka e për t’u pasur zili prej cdo njërit prej nesh, njerëzve të sportit për të cilët ju keni qenë kurdoherë burim frymëzimi dhe një shembull i shkëlqyer që duhej ndjekur pas.

Me ju personalisht e më familjen tuaj të respektuar…të mrekullueshmen Roshën, djemtë Sokolin e Edin, por edhe Arminin dhe Enisin, të vegjëlit tuaj trashëgimtarë, si dhe tët vella Telatin e familjen e tij të mrekullueshme. Më lidh një miqësi tepër e hershme, por po kaq edhe e bukur e fisnike, ku respekti e dashuria njerëzore ndaj njëri-tjetrit kurdoherë ka qenë në themel të saj. Ndaj, dhe në këtë aspekt kam qenë disi i privilegjuar dhe jam ndjerë kurdoherë vetëm mirë nën miqësinë tuaj të sinqertë.

Duke të uruar gjithë të mirat, personalisht e familjarisht, shëndet të plotë dhe jetë aktive në botën e madhe të sportit së cilës ti i fale e i përkushtove me një pasion e dashuri të rrallë pothuajse gjithë jetën tënde …të përqafoj fort me shumë mall, respekt e konsideratë të veçantë.

Shpreh bindjen time absolute se ikonat e mikrofonit sportiv shqiptar, Anton Mazreku, Ismet Bellova e Skifter Këlliçi kanë qenë e do të mbeten përjetësisht pasuri e thesar i rrallë kombëtar i historisë së medias sportive shqiptare.

Mirënjohës për ndihmën e ndikimin tuaj të madh në gjithë rrugën e ndjekur deri me sot prej meje në Oqeanin e pafund e të pamate të Botës së Sportit.

Qofsh kurdoherë mirë fizikisht e i ri në shpirt ashtu sikurse të njohin të gjithë…e ashtu sikurse dëshirojmë të gjithë ne miqtë e tu të afërt…

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 − four =