Patriotizmi hipokrit

KryesoreOpinion
67
0
sample-ad

Nga Klodian Tomorri

Një këngëtar grek vjen në Tiranë në një koncert tërësisht privat dhe me çmim biletash tërësisht transparent pa detyruar askënd të paguajë. Kjo quhet antishqiptarizëm. Madje turmat u turrën për ta bojkotuar, mes të tjerash edhe për çmimin e lartë të biletës.

Një këngëtar shqiptar vjen në Tiranë i paguar nga para publike, të kamufluar në kanale private në mënyrë tërësisht jo transparente. Askush nuk di sa dhe si. Ky quhet patriotizëm.

Pasnesër do vijë një tjetër këngëtare shqiptare, po me dorë të rëndë, por patriote aman, që do të paguhet qindra mijë euro nga taksapaguesit e saj të varfër, sërish përmes një skeme të kamufluar me kanale private. Prapë, edhe ky quhet patriotizëm.

Tek këngëtari grek paguan vetëm ata që donin të shkonin në koncert. Nuk u detyrua askush të paguajë jashtë vullnetit te tij. Tek këngëtarët shqiptarë pagoi dhe fakir fukarai që nuk i bie mendja kurrë për koncert se nuk e lënë hallet.

Ja ky është patriotizmi hipokrit.

Të gjithë ne ndihemi shumë krenarë nga këngëtarët shqiptarë që bëjnë famë dhe nderojnë emrin e Shqipërisë nëpër botë. Ata i japin shumë Shqipërisë. Por dikush me të drejtë mund të pyesë;

A nuk munden, që qoftë edhe një herë të vetme, të vijnë në Mëmëdhe pa u kujdesur për përfitimet ekonomike? A nuk munden qoftë edhe një herë të vetme, në shenjë mirënjohje të këndojnë falas për bashkëatdhetarët e tyre, njerëzit më të varfër të Europës?

Ky popull dhe këta njerëz do vazhdojnë t’i duan dhe të krenohen me ata përgjithmonë, pavaresisht çdo gjëje. Por po ashtu edhe ato dy pyetjet më sipër do të jenë të drejta gjithmonë, pavarësisht cço gjëje.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − 6 =