VIDEO/ Ermal Meta në Tiranë: Më erdhi shumë turp nga Italia

KryesoreShowbizz
222
0
sample-ad

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, ka mbërritur sot në Tiranë, pasi në mbrëmje pritet të performoj para publikut shqiptar në Sheshin Skënderbej.

Ai na bëri krenar fillimisht kur rrëmbeu çmimin e parë në Sanremo dhe më pas me paraqitjen e tij në Eurovizion.

Si çdo i ri shqiptar në Itali, Meta tha se në rininë e tij ka bërë punë të ndryshme por të gjitha e çonin tek muzika, duke deklaruar se ishte pjesë e pandashme e shpirtit të tij.

Pyetjes se a është krenar se është shqiptar, Ermal Meta i jep këtë përgjigje: Jam shumë krenar që jam shqiptar!

Ermal Meta: “Jam shumë i lumtur që jam këtu por edhe shumë i emocionuar. Ndonjëherë do të flas shqip, ndonjëherë italisht.Kam mësuar të kontrolloj emocionet më mirë italisht. Unë ika para 24 vitesh nga Shqipëria.E kam kaluar detin Jon jo mbi traget por mbi nota, e kisha gjithmonë brenda muzikën dhe nuk mendoja gjë tjetër. Edhe pse studioja dhe bëja shumë gjëra të tjera. Kisha vetëm një dëshirë. Kam mësuar se është më mirë të bësh një gjë në mënyrën më të mirë sesa të bësh shumë gjëra por shkel dhe shko si thotë nëna ime.

Fillova muzikën para shumë vitesh, e ndjeja në mënyrë shumë të fortë. Po flisnim dje me Kryetarin (Erion Veliaj) se sa punë kemi bërë kur ishim të rinj, (t’ja bëjmë çikë qejfin vetes). Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm, asnjë tjetër.Unë si gjithë shqiptarët në Itali mundohesha të mbijetoja në të gjithë mënyrat që më jepeshin, në moshën 14 vjeç shisja gazeta tek semaforët por gazetat nuk shtypeshin dhe aq mirë se kushtonin pak.

Nuk e kisha kuptuar dhe kur prekja fytyrën bëhesha sterr i zi.Mamaja ime kur kthehesha në shtëpi më pyeste: Ku ke qenë? I thoja, në punë. Nuk është e vërtetë, thoshte, je sterr i zi.Shes gazeta. Si është e mundur, të janë bërë dhe duart sterrë, thoshte.Pastaj filloi të më besonte pak nga pak. Kam bërë shumë punë, kamarier, barist, kam ngritur shumë pjata, kam bërë shumë stërvitje.

Por duart ishin atje se mendja ishte gjithmonë në vend tjetër.Çfarëdo eksperience unë e derdhja në muzikë. Çdo njeri që takoja për mua ishte një histori. Çdo njeri ka historinë e vet, e ka brenda, mund t’ia lexosh pak në sy por nuk arrin ta kuptosh. Dhe unë kur nuk e kuptoja, e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Kështu fillova të shkruaj këngë. E ndjeja atë urgjencën e kreativitetit. Në fillim luaja në piano, kitarën nuk e llogarisja fare.

Isha në shtëpinë me vëllain dhe më tha hajde se do lozim basketboll. Më duhet një rezervë.Mirë i thashë. Pas tre minutash theva këmbën direkt. Mbase 3 minuta janë shumë, mund të ishin dhe 2. Më çuan në spital. Më ishte  fryrë kavilja, duhet të rrija  3 muaj shtrirë, nuk ulesha dot në piano. Mora në telefon një shokun tim, Roberton, dhe i thashë të lutem më sill një kitarë.

Por ti nuk di.Do e mësoj i thashë se kam shumë kohë. Ma solli. Në atë moment zbulova një botë tjetër, ndërsa piano është horizontale, kitara është horizontale por edhe vertikale. Aty fillova të shkruaja këngë që kishin një kuptim  se ato që shkruaja përpara i kuptoja vetëm unë.Ishte e vështirë për të tjerët. Më thoshin: Bukur, çfarë do të thotë!

 

Pjesë nga bashkëbisedimi i Ermal Metës me fansat e tij në Muzeun Kombëtar

Frymëzimi për “Vietato morire” dhe “Lettera a mio padre”

Kur shkruan një këngë nuk është se vendos, është kënga që të zgjedh, vjen jashtë.Kur kam shkruajtur këto këngë, në të dy momentet isha duke bërë diçka krejt ndryshe. Arti, muzika në veçanti, është shumë arrogante, nuk të kërkon leje kurrë. Fakti që nuk kërkon leje e bën fakt të kryer. Të vjen kënga njësoj si dikush që futet në shtëpi pa i rënë derës.E gjen në shtëpi dhe i thua: Ciao, ku ishe?! Isha brenda teje.Çdoherë që kam shkruar një këngë nuk kam marrë parasysh fare publikun, nuk shkruaj për të tjerët por për veten time.Prokupohem pasi e kam bërë jo përpara.

A i mungon Ermalit Shqipëria dhe publiku shqiptar?

Shqipëria më mungon çdo ditë, nga ana e gjuhës, zakoneve, ndjenjave. Dje kur erdha këtu më duket vetja si i dehur sepse fakti që dëgjoja gjithandej gjuhën time më dukej diçka e veçantë.Në të vërtet është shumë normale, gjëja e veçantë është atje, gjuhën time nuk e dëgjoj kurrë.Me sa e kuptoni e kam humbur dhe pak praktikën, e humbet praktikën e gjuhës por jo praktikën e zemrës.Atë nuk e humbet ndonjëherë.

“Non mi avete fatto niente”, kënga nuk mund të ndalojë luftën por…

Vendosëm të shkruanim këtë këngë sepse në gjithë Europën dhe në gjithë botën ka një ndjenjë frike, e përhapur. Ne si muzikantë, si autorë kënge nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse ta mbledhim këtë ndjenjë dhe ta transformojmë. Unë nuk besoj se një këngë mund ta ndalojë luftën por mund të japë një shpresë të vogël për ata që kanë frikë, që kanë ndjenja të tilla. Donim vetëm të thoshim se çdo gjë kalon. Të gjithë njerëzit nuk mendojnë kurrë se jeta e tyre do të mbarojë një ditë dhe mendonim dhe mendojmë se edhe ata më të egrit, më të këqijtë e gjithë njerëzit sikur të kishin menduar se jeta e tyre nuk do të kishte qenë pa fund, do të kishin shpenzuar më mirë kohën që kishin në dispozicion. Kjo këngë këtë do të thotë, koha do të kalojë dhe do të shërojë çdo gjë. Sepse jeta kërkon gjithmonë jetën, nuk kërkon gjë tjetër.

Projekt me këngëtar shqiptar?

Tani për tani nuk e kam akoma në plan por do të më pëlqente shumë.

Këngë në shqip?

Kam shkruar disa këngë në shqip por jam rritur në Itali dhe zhvillimin e kreativitetit nga ana e gjuhës e kam bërë në italisht dhe nganjëherë më bëhet shumë e vështirë të shkruaj diçka në shqip sepse gjuha shqipe është shumë  e pasur si gjuhë me tinguj dhe nganjëherë bëhet shumë e komplikuar që të jap tingullin që unë kërkoj. Kam bërë dy, tre dhe më kanë pëlqyer si rezultat. Duhet studiuar, kam nevojë ta studioj në mënyrë më të saktë.

Tre këngëtarë shqiptarë në Eurovizion

Mendoj se ishte një eveniment shumë i rrallë ku ishin tre shqiptarë në Eurovizion që përfaqësonim vende të ndryshme. Mendoj se Eugenti ka zë të mahnitshëm. Nga të tre, ishte ai që këndoi më mirë. Ju falenderoj shumë për suportin, për 12 pikët, më erdhi shumë turp që Italia që nuk ju dha 12 pikë.Të them të drejtën kam bërë dhe një si gjysmë sherri me një atje për këtë arsye.

Nëse do Rilindja, do zgjidhja sërish Shqipërinë

Jam shumë krenar që jam shqiptar. Po shtoj edhe diçka. Një fëmijë nuk e zgjedh dot atdheun dhe  vendin ku do lindë. Por nëqoftëse unë do të lindja prapë dhe do të kem koshiencë dhe do të kem mundësi të zgjedh, do të zgjidhja prapë të lindja këtu.

Çfarë e bën për të qarë Ermal Metën?

Padrejtësitë në Sanremo, akuzat që më lënduan shumë dhe nuk më përkasin dhe nenja në heshtje për dy ditë dhe nuk fola me pizhame për dy ditë. Padrejtësitë më bëjnë për të qarë, dhe mbesa ime e vogël

Ku e gjen frymëzimin?

Frymëzimin e gjej kudo. Shumë në libra. Disqet janë plot me këngë pro nuk kanë muzikë ndërsa librat janë plot me muzikë. Sa herë lexoj një libër imagjinoj muzikën që mund ta shoqërojë atë. Dhe unë kërkoj gjithmonë ta shpreh. Muzika më zgjodhi mua, unë nuk zgjodha gjë, ti zgjodhe muzikën, është një princeshë mbretëri.Po të zgjodhi nuk i thua dot jo.Nuk kam bërë muzikë për famë por për uri. Janë ndryshe./oranews

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 + seventeen =

%d bloggers like this: