Të dhëna shqetësuese nga Shëndeti Publik, 25% e fëmijëve 11-15 vjeç përdorin alkool dhe duhan

KryesoreShendeti
94
0
sample-ad

Në shkollat 9-vjeçare janë realizuar disa pyetësorë nga Instituti i Shëndetit Publik, drejtuar nxënësve të moshave 11-15 vjeç .

Ky studim është kryer për vlerësimin e sjelljeve të shëndetshme të fëmijëve të grupmoshve së përmendura më lart. Në studim është pyetur mbi duhanin, alkoolin dhe marrëdhëniet seksuale.

Nga rezultatet e studimit ka dalë se 25% e fëmijëve nga klasa 5 deri në klasë të 9 kanë pirë duhan ose thjesht e kanë provuar atë. Pas duhanit vjen edhe përdorimi i alkolit, i cili është shumë lehtë i konsumueshëm nga moshat minorene pasi mund të blihet lehtësisht në tregun shqiptar. 6% e fëmijëve të kësaj grupmoshe konsumojnë birrë, 5% verë dhe 5% pije alkolike të tjera alkoolike.

Sipas ISHP-së në vendin tonë 14% e minorenëve 13-15 vjeç kanë kryer marrëdhënie seksuale, 7 % të të cilëve kanë përdorur masa mbrojtëse, ndërsa 7 % të tjerët nuk përdorin e madje ka dhe nga ata që nuk e dinë se çfarë janë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − 11 =