Plas skandali i korrupsionit, shkarkohet kryeministri spanjoll Rajoy me gjithë qeverinë e tij

KryesoreShtypi huaj
79
0
sample-ad

Një mocion mosbesimi ka hedhur poshtë qeverinë e Mariano Rajoy pas skandalit të korrupsiont që ka plasur në Spanjë. Një aferë shumëvjeçare që ka dënuar zyrtarë të partisë në pushtet për rryshfet me kontratat shtetërore rreth 10 vite më parë. Por ajo duket se ka qenë vetëm maja e ajsbergut, pasi tani ka dalë në dritë përfshirja në skandal e niveleve më të larta të qeverisë. Gjykata e Lartë, me një nga vendimet e saj ka vënë në dyshim dëshminë e kryeministrit Mariano Rajoy, duke thënë se Partia Popullore, ajo aktualisht në pushtet, e ka kthyer korrupsionin në sistem në gjithë institucionet e Spanjës. Vendi do të çohet drejt zgjedhjeve nga qeveria e re që do të krijohet nga Partia Socialiste.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − eleven =