Gjykatësja justifikon pasurinë, kalon vetingun pa probleme

AktualitetKryesore
160
0
sample-ad

Vetëm gjysëm ore ka mjaftuar për të mbyllur seancën dëgjimore për gjykatësen e radhës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Radhën e kishte Marçela Shehu, gjykatësja e Gjykatës së Kurbinit, e cila ka kaluar me sukses në sitën e vetingut. E papërfaqësuar nga avokatë, për të rezultoi e justifikuar pasuria e saj nga KPK, ku nuk kishte fshehje dhe as deklarime të rreme. Shehu është aktualisht candidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në fjalën e mbledhur nga Lapsi, relatori i çështjes Olsi Komici, ndër të tjera, ka bërë me dije:

“Në lidhje me pasurinë, ILDKPI konstaton se deklarimi eshte i saktë, justifikon pasurinë, nuk fsheh pasurinë, as deklarim të rremë, nuk ka konflikt të interesit”. Sipas tij, “verifikimi i KPK konstaton se në deklaraten veting 2017 ka deklaruar shtëpi banimi 100m2 jo ne pronesi te saj, ende te palegalizuar, është e depozituar nga vjehrri. Makine Mercedes Benz 6000 euro, 50% pronare, para cash 1 350 000 lekë. Depozite kursimi per femije 100 304.51 lekë. KPK vlerësoi raportin nga ILDKPI, informacionet nga organet shteterore apo persona fizike ose juridike”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 1 =