Arrestohen në Greqi dy trafikantë shqiptarë droge me bashkëshortet e tyre

KronikeKryesore
91
0
sample-ad

Policia greke në Selanik, në kuadër të një operacioni antidroge, ka vënë në pranga një numër trafikantësh, e midis tyre edhe katër shqiptarë.

Dy vëllezër bashkë më bashkëshortet e tyre, janë arrestuar nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Vëllezërit përkatësisht, 25 dhe 29 vjeç, dhe dy bashkëshortet e tyre 23 dhe 30 vjeç, bashkëpunonin në grup duke shpërndarë marijuanë.

Në banesën e tyre janë gjetur 54 pako me 50 kg 297 gramë marijuanë, 9 gramë kokainë, 9700 euro, peshore elektronike, të cilat më pas janë sekuestruar nga policia.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − ten =