Pas shkrirjes së strukturave vjen edhe reagimi i FSDKSH: Tejet të fryra dhe jo efikase!

AktualitetKryesore
96
0
sample-ad

Gjatës së sotme janë shkrirë strukturat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa tani vjen dhe reagimi nga vetë institucioni në fjalë.

Fondi ka bërë me dije në një njoftim për mediat se arsyeja qëndron pas faktit se struktura e institucionit ishte e tejfryrë dhe jo efikase. FDKSH vazhdon duke thënë se në institucion figuronin detyra dhe kompetenca të mbivendosura, ndërsa thekson se nuk do të cënohet shërbimi ndaj qytetarëve për shkak të pkëtij procesi ristrukturimi.

Njoftimi i plotë:

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron se ky institucion ka nisur procesin e ristrukturimit, për shkak se ndër vite, struktura ishte tejet e fryrë dhe joeficiente.

Ristrukturimi i Fondit u kthye në domosdoshmëri për arsye se në funksionimin e kësaj strukture kishte detyra e kompetenca të mbivendosura, pra e njëjta pune kryhej nga disa persona në sektorë apo drejtori të ndryshme, konstatuar dhe nga autoritetet kontrolluese në raportet e tyre.

Gjithashtu kishte mospërputhje mes përshkrimit të punës dhe pozicioneve të krijuara, çka bënte që shumë pozicione të mos kishin ngarkesë reale pune dhe që struktura të rëndohej artificialisht.

Për këto arsye u rishikua struktura dhe numri i punonjësve me vendim të Këshillit Administrativ të datës 25.09.2017.

FSDKSh garanton se me këtë ristrukturim, jo vetëm nuk është cënuar shërbimi ndaj qytetarëve, por struktura është më efikase pasi nuk ka më mbivendosje funksionesh.

Në kuadër të ristrukturimit, një pjesë të funksioneve të drejtorisë së Fondit në QSUT i kanë kaluar drejtorisë qëndrore.

Ne jemi të angazhuar që çdo punonjës që preket nga ky ristrukturim të mos cënohet, si dhe të trajtohet në zbatim të plotë dhe rigoroz të Kodit të punës dhe akteve ligjore në fuqi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − nine =