Gazetarë-autorë, një traditë që vijon në gazetarinë shqiptare

AktualitetKryesore
109
0
sample-ad

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është paraqitur për herë të parë në një panair të konceptuar si një paradë idesh dhe kontributesh edhe në fushën e botimeve. Organizata aktive e gazetarëve shqiptarë në stendën e vet zgjodhi të ekspozonte një vitrazh botimesh ndër vite të gazetarëve të njohur të vendit. Janë botime autoriale me publicistikë, letërsi memorialistike dhe dokumentarë, investigime si dhe monografi që lidhen me ngjarje dhe personazhe historike të Shqipërisë. Emra të njohur të gazetarisë së sotme shqiptare paraqitën librat e tyre. Gazetarët Fatos Baxhaku, Ben Andoni, Roland Qafoku, Aleksandër Çipa, Xhovan Shyti, Rudina Xhunga, Ramadan Çipuri, Adrian Hoti, etj. kishin kopjet e librave të tyre të botuara në kohë.

Kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa shprehet para stendës së panairit, se kjo paraqitje dhe ekspozimet e librave  shprehin kumtin e një vazhdimësie në traditen e shkëlqyer shqiptare dhe sidomos të gazetarisë sonë në 100 vitet e fundit. Sipas Çipës, tradita mes viteve ‘20-40 e shekullit të shkuar, kur emrat më të rëndësishëm të gazetarisë shqiptare si Branko Merxhani, Krist Maloku, Tajar Zavalani, Vangjel Koça, Petro Marko etj, në formë tjetër dhe me valenca të ndryshme, vijon në ditët e sotme dhe në dekadat pasuese. Janë dhjetëra kolegë që pasurojnë bibliografinë shqiptare me punime dhe sjellje të reja autoriale të cilat pasurojnë kulturën dhe mendimin bashkëkohor shqiptar, si dhe bëjnë të mundur të lënë trashëgimi  për kulturën dhe deontologjinë e sotme profesionale në gazetarinë e Shqipërisë së shekullit XXI. Kjo është një mënyrë për ta parë dhe njohur gazetarinë shqiptare të pashkëputur nga kontributi dhe puna studimore e shkrimore e gazetarëve më të njohur të skenës mediatike të dekadave te fundit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + twelve =