Regjistrohet dosja tek Krimet e Rënda, zbulohet prokurori që do të hetojë Adriatik Llallën

AktualitetKryesore
146
0
sample-ad

Dosja për hetimin e Adriatik Llallës është regjistruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe bëhet me dije se cili do të jetë prokurori që do të hetojë dosjen e ish-kryeprokurorit. Prokurori në fjalë mësohet të jetë Klodian Braho, ndërsa mbi supet e ish-kryeprokurorit ish-kryeprokurorin Llalla rëndojnë katër akuza:

“Refuzim për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publik ose i  çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi”, “ Pastrimit të veprës penale”  dhe të “ Shpërdorimit të detyrës”

Objekt  hetimit do të jetë edhe përfitimi prej 250 mijë eurosh nga shitja e një sipërfaqeje toke ullishtë prej 3 mijë metrash katrorë në Bathore të Tiranës. Më 16 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingut për Llallën, por rezultati nuk u bë publik .

Llalla ka patur mosmarrëveshje  me ambasadorin amerikan në Tiranë, dhe këtë vit Departamenti Amerikan i Shtetit  në një deklaratë publike,  lajmëroi se SHBA-të ia kishin ndaluar hyrjen ish-Kryeprokurorit pasi dyshohej për afera korruptive.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 4 =