Rama të martën drejt Parisit, takim me Macron në Elysée

KryesorePolitike
129
0
sample-ad

Kryeministri Edi Rama pritet që ditën e martë të mbajë një takim zyrtar në Paris, më kreun e shtetit francez, Emmanuel Macron.

Rama është njoftuar për këtë vizitë ditën e enjte dhe se kohëzgjatja e  takimit do të jetë  60 minuta, në Pallatin Elysee.

Presidenti francez i është përgjigjur pozitivisht letrës personale të kryeministrit shqiptar i cili ka këmbëngulur për realizimin e kësaj vizite, duke kërkuar të sigurojë qëndrimin pozitiv të Francës në lidhje me procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Kjo vizitë në Francë është cilësuar si një shenjë pozitive e mbështetjes europiane për Shqipërinë, për sa i takon hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + 11 =