Ish-drejtori i burgjeve dënohet me 5 vite burg për abuzim me tenderat

KronikeKryesore
157
0
sample-ad

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, u shpall sot fajtor duke marrë dënimin me 5 vite burgim.

Abuzimi me tenderat për ushqimin në burgje, aferat korruptive  edhe dëshmia e ish-zëvendësit të tij Iljaz Labi e kanë çuar drejt fundosjes përpara Gjykatës.

Ish-drejtori i Burgjeve së bashku me Labin, tashmë i penduari i drejtësisë, janë akuzuar se favorizonin një grup biznesmenësh, të cilët hynin dhe fitonin tendera fiktivë .

Labi dhe Zoto i fusnin biznesmenët në tender pa shpallje me fitues të paracaktuar dhe në një rast ka qenë zëvendësi që i ka çuar drejtorit 20 mijë euro në zyrë për një nga tenderat fiktivë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka bazuar akuzën e saj  tek një seri telefonatash të përgjuara, ku njëri prej biznesmenëve shprehet se do të merrte vulën në Drejtorinë e Burgjeve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 + six =