VIDEO/ Eugent Bushpepa ndez Lisbonën, “Mall” kualifikohet në Finalen e Eurovision

KryesoreShowbizz
142
0
sample-ad

Performanca e Eugent Bushpepës ditën e djeshme,  ka ndezur Altice Arena në Lisbonë . Kënga ‘Mall’ e interpretuar në shqip ka arritur të sigurojë votat për t’u kualifikuar në natën finale të  Festivalit Europian , e cila mbahet më 12 maj .

Eugent Bushpepa e ka zotëruar skenën dhe salla e ka pritur me entuziasëm.

Duke iu referuar komenteve në Eurovision Song Contest , kënga ‘Mall është në vend të tretë pas Lituanisë dhe Izraelit.  Reagimet kanë qënë pozitive dhe  vështirë se mund të gjesh ndonjë koment negativ. Komentues të ndryshëm përgëzojnë këngëtarin për atmosferën e krijuar, zërin dhe mbi të gjitha faktin që zgjodhi të përformonte këngën në shqip.

“Altice Arena është zyrtarisht rock falë Eugent Bushpepës”, shkruante dje faqja zyrtare e Eurovisionit.

Vendet që kaluan në finale janë Austria, Estonia, Qipro, Lituania, Izraeli, Republika Çeke, Bullgaria, Shqipëria dhe Finlanda.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + 10 =