“Magjepsi Parisin’’, Rama reagon ndaj deklaratave të Ornela Vorpsit

AktualitetKryesore
175
0
sample-ad

E ftuar rreth një muaj më parë në emisionin Top Show, Ornela Vorpsi ka dhënë një deklaratë lidhur me kryeministrin Rama, e cila ka ngjallur shumë reagime në mediat online.

Shkrimtarja u shpreh se gjithë Parisi ishte i magjepsur nga Rama dhe se atë kohë ishte ‘ e dashuruar në mënyrë platonike’ me kryeministrin.

Alban Dudushi e ndërpreu shkrimtaren duke i thënë “e ke fjalën për atë Parisin e vogël…”.

Po nga e njëjta studio, Rama u përgjigj se ndërhyrja e Dudushit ishte e saktë, “Parisi është shumë i madh për ta magjepsur unë. Tani s’është Parisi, është një person që duhet bindur.’’, duke iu referuar kështu Emanuel Macron, presidentit francez në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + eleven =